Misioni Ekonomik Belg në Shqipëri, 17 maj 2019, Tiranë

Konsullata Belge në Shqipëri dhe zyra “Flanders and Investment Trade” (FIT), me mbështetjen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të merrni pjesë në eventin “Misioni Ekonomik Belg në Shqipëri”, i cili do të organizohet ndërmjet kompanive belge dhe kompanive shqiptare, në datën 17 maj 2019, në Hotel Plazza – Tiranë, ora 10:00 – 13:00.

Qëllimi i këtij eventi është bashkëpunimi dhe krijimi i mundësive për partnerite të reja në fushën e biznesit dhe përfshin sektorët:

Prodhimit dhe tregtimit të pëlhurave për veshje pune, ushtarake etj.;
Prodhimi i dyshemeve/ mobiljeve shtepiake (kuzhinë, banjo, dhomë gjumi, sallon)/ zyra;
Inxhinieri mekanike/ Instalimet e energjisë elektrike;
Industria e makinave (BMW);
Zhvillimi i pasurive të patundshme dhe dhënia me qira;
Prodhimi i fibrave teknike, sintetike dhe naturale;
Prodhimi dhe shitja e pajisjeve skaner për imazhe para-klinike;
Studio fotografike teknike për konsumatorët industrial;
Zhvillimi dhe shitja e software web në mjekësi për pacientët me Epilepsi;
Furnizues i prodhimeve të zinkut dhe lidhjeve të aluminit;
Prodhimi i ushqimeve për kuaj, etj.

Bashkëlidhur do të gjeni listën e kompanive belge së bashku dhe kontaktet përkatëse Lista e pjesëmarrësve te kompanive belge

Lutemi ne konfirmimin tuaj paraprak, nese e vleresoni me interes pjesëmarrjen në këtë event, brenda datës 8 maj 2019.

BACK TO NEWS