AIDA pjesë e vizitës studimore me fokus hartimin dhe zbatimin e strategjive të transformimit strukturor në Rajonin e Kryeqytetit Gjerman

Gjatë datave 16 – 20 Tetor stafi i AIDA-s ishte pjesë e vizitës studimore në Berlin, në kuadër të projektit ProSEED 2.0, një program i financuar nga Republika Federale e Gjermanisë, i zbatuar nga GIZ në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Objektivi kryesor ishte forcimi i kapaciteteve për hartimin e strategjive koherente të transformimit strukturor dhe masave përkatëse të politikave të ndryshme në kuadër të zhvillimit ekonomik.

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Z. Endrit Yzeiraj, Zv. Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe përbëhej nga përfaqësues të GIZ, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë , Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, AIDA-s, Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Shoqatës së Fasonëve “Pro Eksport“ dhe Dhomës të Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Pjesëmarrësit u njohën me kuadrin strategjik të hartimit të strategjive të ndryshme dhe masat përkatëse të politikave, proceset e zbatimit të tyre si edhe shkëmbyen eksperienca të vlefshme me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me praktikuesit e politikave gjermane.

Përmes pjesëmarrjes në këtë vizitë studimore, stafi AIDA-s pati gjithashtu mundësinë të njihej me kuadrin institucional në Rajonin e Kryeqytetit Gjerman dhe të realizonte vizita në terren në disa prej projekteve dhe parqeve industriale dhe shkencore të transformuara me fokus ekonominë e gjelbër dhe digjitalizimin.

BACK TO NEWS