Agjensia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve         

Kultivimi i sherebelës si një potencial i rëndësishëm për rritjen e eksportit dhe punësimit.

U zhvillua konferenca e II–të Kombëtare e Industrisë së Bimëve Medicinale të Shqipërisë, më datë 9 Nëntor 2012, në ambjentet e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjës së Konsumatorit. Këtë vit konferenca u fokusua në temën “ Kultivimi i Sherebelës dhe Bimëve Mjekësore – Garanci punësimi”.

Krahas analizimit të gjëndjes aktuale dhe tendencave të sektorit, Konferenca theksoi rëndësinë e mbështetjes së kultivimit dhe përpunimit të sherebelës si një nga burimet më të rëndësishme bujqësore për eksportet shqiptare.

Disa shifra mbi eksportin e bimëve medicinale

Albanian exports and imports of medicinal herbs, source Ministry of Agriculture

Eksporte shqiptare dhe importe të Bimeve medicinale në ton, burimi MBUK

  • 23% : rritja e eksportit në 2011
  • Nr. 22 : rradhitja e Shqiperisë si eksportues i bimeve medicinale në rang boterore.
  • vlera e eksportit 2,27 mld lek - 16 mln Euro
  • sasia eksportit 8780 ton, ose 22,5% më shumë se 2010

Në ketë aktivitet AIDA mori pjesë nëpërmjet përfaqësuesëve të Departamentit të SME & Zhvillimit të Eksporteve. Në ketë Konferencë merrnin pjesë përfaqesues të 22 firmave dhe subjekteve të sektorit si dhe përfaqesues të Dikastereve kryesore si MBKU-s, Ministrisë Mjedisit organizmave dhe institucioneve Kërkimore shkencore, Shoqatave të Biznesit, Agjencive Rajonale të Zhvillimit, etj.

Comments are closed.




Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2012 Agjensia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve
Blv.Gjergj Fishta, Pall.Shallvare, Tirane, Tel: +355 (0) 42251001
e-mail: info@aida.gov.al, www.aida.gov.al
Jonian Gjermani Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes Lorazepam Side Effects Be Creative