Agjensia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve         
    Home » Si të eksportosh

Si të eksportosh

Në mënyrë të  përmbledhur më poshtë do të gjeni një informacion dhe dokumentacionin që  duhet të plotësohet nga një subjekt gjatë eksportit të mallrave në Republikën e Shqipërisë.

 Për shërbimet e AIDAs për eksportuesit shih:  Sherbimet Tona

Proçedurat e Eksportit kryhen në bazë të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë sipas neneve 181-182. Palët e përfshira në procedurat doganore të eksportit janë organet doganore, agjentët doganorë, si edhe sipas grup mallrave për tu eksportuar, mund të jenë edhe Organet Sanitare e Fitosanitare, Veterinare dhe Organet shtetërore të kontrollit të Eksporteve (për mallrat subjekt i kontrollit).

Për më shumë kliko :  www.dogana.gov.al/procedurat/eksporti

I.       Dispozitat mbi Eksportin (neni 428 dhe neni 181 të Kodit Doganor)

Eksportues quhet personi me emrin ose në përllogari të të cilit bëhet deklarata e eksportit dhe i cili është pronar i mallrave që do të eksportohen.

1.1  Ç kuptojmë me rregjim të Eksportit ?

Sipas Nenit 181 të Kodit Doganor ‘ Regjimi i eksportit lejon që mallrat shqiptare të dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë. Eksportimi sjell zbatimin e formaliteteve të daljes, duke përfshirë edhe masat e politikës tregtare dhe, kur është rasti, detyrimet e eksportit”.

1.2  Eksporti

Eksporti nga Republika e Shqipërisë është i lirë,  pa ndonjë masë tjetër kufizuese, pa kuota, pa ndalime apo kufizime të tjera tarifore dhe jotarifore. Mbi eksportet shqiptare nuk zbatohet asnjë lloj takse eksporti.

Tarifa për Eksportin e Mallrave

Tarifa eshtë 0% për Eksportin e mallrave nga territori i R.Sh , furnizimin e shërbimeve nga persona rezidentë Shqiptarë jashtë territorit Shqiptar (eksporti i shërbimeve) dhe transportin ndërkombetar të mallrave dhe pasagjerëve. TVSH  zbatohet në masen zero përqind për mallra që eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë. Për subjektet që eksportojnë, Tarifa 0% ka perparësi pasi ato kanë të drejtë të rimbursohen për TVSH-në e paguar gjatë blerjes së materialeve dhe lëndës së parë për produktet që eksportojnë.

Proçedura praktike për eksport

Si shembull, në qofte se një subjekt i caktuar me seli në Tiranë do të realizojë një eksport nga territori Shqipërisë, duhet të paraqitet në Degën doganore kompetente për territorin ku është  vendosur personi d.mth. ku ka selinë ky subjekt.

Me paraqitje do të kuptojmë mjetin me ngarkesën për eksport si dhe parashtrimin  e dokumentacionit përkatës, i cili është prezentuar në tabelën vijuese.

Dokumentat e prezantuara duhet të paraqiten në një Agjensi doganore të liçensuar (që ndodhen pranë zyrave doganore) ku edhe përgatitet deklarata doganore për eksport.

CILAT JANE HAPAT QE DUHET TE NDIQEN ?

Hapi i parë :    Plotësimi i deklaratës për eksport ( Kliko këtu për modelin 1)

Fillimisht dokumenti që duhet të plotësohet në zyrën doganore është Deklarata e Eksportit, e cila depozitohet në Doganën e rajonit  ku është vendosur eksportuesi ose mallrat janë paketuar apo ngarkuar për eksport. Kjo deklaratë bëhet ose përpilohet në bazë të Dokumentit Administrativ të vetëm duke përdorur tre kopjet e formularit përkatës që i disponon cdo zyrë doganore.

 Hapi i dytë :    Paraqitja në zyrën e daljes

Kopja e tretë e formularit përkatës që i kthehet personit të interesuar së bashku me mallrat për eksport duhet të paraqitet në zyrën e daljes, e cila bën verifikimet e duhura për t’u bindur që mallrat që u paraqiten atyre përputhen me ato të deklaruara, e më pas ato mbikqyrin daljen nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë.

Hapi i tretë  :   Konfirmimi në zyrën e daljes për realizimin e eksportit

 Zyra e daljes konfirmon daljen në fakt të mallrave, nëpërmjet shënimit në faqen e pasme të kopjes së tretë dhe ia jep këtë kopje personit i cili e paraqiti. Kjo kopje konfirmon që mallrat e deklaruara për eksport janë realisht eksportuar nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë.

“Zyrë doganore e daljes” do të thotë se në rastin e mallrave të eksportuara në rrugë hekurudhore, postare, ajrore ose detare, zyra doganore kompetente për vendin ku mallrat merren përsipër sipas një kontrate të vetme transporti për  transportim në një vend tjetër përkatësisht nga shoqëritë hekurudhore, nga autoritetet postare, nga shoqëritë ajrore ose nga shoqëritë e spedicionit;

Pas paraqitjes të deklaratës doganore për eksport, së bashku me dokumentat e tjera ndiqet proçedura që përmendëm më lart.

Çfarë kuptojmë me PARAQITJE ?

Me paraqitje do të kuptojmë mjetin me ngarkesën për eksport si dhe dokumentacionin përkatës si më poshtë që dorëzohen pranë Organeve Doganore :

  1. Deklaratën e eksportit
  2. Faturën e shitjes të mallit që do të eksportohet
  3. Dokumentin e transportit të mallit sipas llojit të transportit (CMR, B\L), dokumentacionin e mjetit transportues (librezën e mjetit, taksat e paguara për aks të tonazhit) shoqëruar nga listë ngarkese e mallit.
  4. Çertifikata e origjinës së mallit nga Dhoma e Tregtisë përkatëse.
  5. Çertifikatë EURO 1, e cila lëshohet nga dega doganore e vendosur në rajonin ku është prodhuar malli.
  6. Çertifikata e cilësisë së mallit, sic mund te jenë Certifikata veterinare dhe fitosanitare (për disa lloje produktesh me origjine bujqësore)
  7. Të tjera  – Dokumenta të tjerë shoqëruese të mallit (leje të veçanta) që varen nga natyra e mallit që do të eksportohet (druri, bimët mjeksore, lëkuret, etj), për të cilët merren leje nga bashkia apo komuna ku është prodhuar apo grumbulluar malli për eksport.

Në mënyrë më të detajuar  dokumentat e nevojshme për Eksport që dorëzohen pranë Organeve Doganore janë si më poshte: 

Për informacion më të detajuar referojuni:

Vendodhjet e Pikave Doganore

Rreth  Export Helpdesk

Për shkak të morisë së kërkesave dhe procedurave specifike administrative, eksportuesit Shqiptar shpesh gjejnë  pengesa  për të gjetur informacionin e duhur per tregjet e BE-se. Keto kërkesa janë duke u bërë gjithnjë e më te rëndësishme në tregjet e BE-së për shkak se atje vemendja përqëndrohent në çështje të tilla si ato te produkteve të sigurta dhe të shëndetshme, ndikimi mjedisor i prodhimit industrial, menaxhimin e mbetjeve dhe kushtet e punës në të cilat produktet janë prodhuar.

Nje burim me vlere dhe mbeshtetje me keshillime per  bizneset ne te gjithe Europen, ofrohet nga sitet e Komisionit Europian nepermjet “Export Helpdesk  (http://export-help.cec.eu.int) qe i ndihmon ato te  arrijne me te miren per biznesin e tyre ne vendet e BE-se.

Për një informacion të detajuar klikoni këtu për më shumë

Comments are closed.




Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2012 Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve
Blv.Gjergj Fishta, Pall.Shallvare, Tirane, Tel: +355 (0) 42251001
e-mail: info@aida.gov.al, www.aida.gov.al
Jonian Gjermani Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes Lorazepam Side Effects Be Creative