Agro-Tech Expo & Forum 2019, 15-16 mars, Tiranë, Shqipëri

Edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Agroteknikës i organizuar nga Expocity Albania, do të mbahet në datat 15-16 Mars 2019.

Ky aktivitet fton në një platformë komunikimi biznesi kombëtare dhe ndërkombëtare aktorët më të rëndësishëm në fushat e bujqësisë, agropërpunimit dhe agroteknikës.

Në vijim të eksperiencës së edicionit të pare Agrotech Expo & Forum 2019, do të krijojë të gjitha kushtet optimale për kryerjen me sukses të komunikimit si nëpërmjet ekspozimeve ashtu edhe të takimeve të biznesit me qëllim prezantimi të kompanisë, produkteve edhe shërbimeve, krijimin e partneriteteve, si dhe të marrjes së informacionit të përditësuar me të rejat më të fundit nga teknologjia apo dhe zhvillimet e politikave.

Agrotech Expo & Forum 2019, falë vëmendjes ndërkombëtare, nëpërmjet aktiviteteve të organizuara, forumit dhe workshop-eve do t’u ofrojë sipërmarrësve shqiptarë dhe të rajonit të Ballkanit mundësi njohjeje dhe arritjeje të tregjeve të reja, shkëmbime dhe ndarje të eksperiencave, kontakte të vlefshme, informacione dhe pse jo edhe momente reflektimi për ridimensionimin e biznesit në nivele më të larta.

Për më shumë informacion: Expocity.al/agrotech-ekspo-forum-2019

BACK TO NEWS