AIDA pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Agroteknologjisë “AGROTECH Expo 2020”, 13 – 14 mars, Expocity, Tiranë

Në datat 13 – 14 Mars 2020, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Agroteknologjisë “AGROTECH Expo 2020”, në Expocity, Tiranë.

AIDA do të jetë pjesëmarrëse në këtë panair me një stendë, e cila vjen si pikë e rëndësishme si për bizneset vendase, por edhe ato të huaja. Përfaqësuesit e AIDA-s do t’ju ofrojnë informacion mbi sektorin e bujqësisë në Shqipëri dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori potencial.

Ky panair ofron një platformë komunikimi biznesi për aktorët më të rëndësishëm kombëtarë, rajonalë e ndërkombëtarë, në sektorët e makinerive bujqësore, kimikateve, plehrave kimike, agropërpunimit, konservimit, magazinimit, ambalazhimit, paketimit të produkteve bujqësore dhe transportit, ushqimit organik dhe agroturizmit.

AGROTECH 2020 do të krijojë mundësi të reja për prezantimin dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve në sektorin bujqësor, lidhjen e partneriteteve të reja, informimin mbi zhvillimet më të fundit në teknologjinë agrare dhe zhvillimin e politikave sektoriale.

Gjatë panairit do të organizohen forume dhe workshope informuese, të cilat do t’u ofrojnë sipërmarrësve lokalë dhe rajonalë, dije dhe ekspertizë mbi depërtimin dhe rritjen në tregje të reja, shkëmbim njohurish specifike mbi sektorin, rrjetëzim, si dhe informim mbi mundësitë e rritjes së biznesit.

BACK TO NEWS