The standard chunk of Lorem Ipsum used

The standard chunk of Lorem Ipsum used since the 1500s is reproduced below for those interested. Sections 1.10.32 and 1.10.33 from "de Finibus Bonorum et Malorum" by Cicero are also reproduced in their exact original form, accompanied by English versions from the 1914 translation by H. Rackham.

test

test

Tekstil - Veshje ( Fason)

Industria e veshjeve në Shqipëri ishte ndër industritë kryesore për ekonominë shqiptare deri në vitet ‘90. Fabrikat e prodhimit, që nga lënda e parë deti tek produktet përfundimtare, operonin në kushtet e një ekonomie të centralizuar. Këto dy dekada industria ka kaluar nga prodhimi i konfeksioneve/tekstileve në prodhimin e veshjeve me material porositësi, apo siç quhet në mënyrë teknike, prodhimi në rregjimin e përpunimit aktiv. Shumë kompani po operojnë në vend për llogari të markave të njohura në tregjet e Evropës Perëndimore. Përpunimi aktiv (me qëllim eksportin) vazhdon të zërë peshën më të madhe të eksporteve, ato llogariten në masën mbi 80% të eksportit të veshjeve (INSTAT).

Sektori i Tekstileve dhe Këpucëve është një pjesë e rëndësishme e industrisë së prodhimit në Shqipëri. Ai luan një rol vendimtar në ekonominë dhe mirëqenien sociale në disa rajone të vendit. Ky sektor është një nga sektorët me peshën më të madhe në eksport. Ai përfaqëson rreth 30 %  të totalit të eksporteve (2015) dhe 45% të forcës punëtore në industrinë Përpunuese. 

Në periudhën 2012-2015 produktet industriale më të eksportuara janë “Lëkurët dhe produkte prej lëkure”, “Veshjet” dhe “Produkte të metaleve bazë”. Në vitin 2015 pesha e këtyre produkteve është përkatësisht për “Lëkurët dhe produkte prej lëkure” 25,9 % me rritje 29,2 % ndaj 2012 dhe për “Veshjet” 29,8 %, me rritje 40,7 % ndaj 2012.

 Avantazhet e sektorit:

 1. Fleksibilitet në rastin e porosive të mëdha dhe të vogla

 2. Fuqi punëtore e kualifikuar

 3. Dërgesat në kohë të shkurtër në vendet e BE-së

 4. Kosto relativisht e ulët e transportit në Evropë

 5. Shpenzimet konkurruese të punës për shkak të pagave me të ulëta se në vendet e tjera në rajon

 6. Aftësi të shkëlqyera të gjuhës

 7. Politika mbështetëse të qeverisë për këtë sektor ( Paketa fason e rregulluar nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 54, të shkurtit të vitit 2014,  qe synon më shumë punësim, më shumë mundësi për edukim profesional si dhe rritje të eksporteve.

Konkurrueshmëria në tregjet e huaja dhe marka shqiptare e prodhimit për industrinë e fasonit mbeten sfidat kryesore për SME-të, pavarësisht trendit rritës së tyre.

Bujqësia - Agrobiznes

Bujqësia është sektori qe ofron mundësi të ndryshme për Investime në Shqipëri, sidomos bujqësia organike, agro-përpunimi dhe disa nen sektorë të tjerë. Tokat pjellore, mundësitë ujitëse dhe një fuqi punëtore e gatshme dhe produktive janë ndër avantazhet kryesore të Shqipërisë për investime në këto sektorë, duke paraqitur potencial për kultivimin e mbi 60 llojeve të perimeve dhe disa llojeve të frutave. 

Agro - përpunimi është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme gjatë 10 viteve të fundit dhe ende ka potencial të madh për zgjerim. Shqipëria synon të transformojë "Made in Albania" në një markë të certifikuar dhe të besueshme në tregun ndërkombëtar. Produktet kryesore me të cilat Shqipëria konkurron sot në tregjet e huaja përfshijnë: fruta dhe perimeve të freskëta dhe të përpunuara, bimë mjekësore dhe aromatike, vaj ulliri dhe mjaltë.

Për më shumë informacion rreth kësaj industrie vizitoni linkun:

http://fiaalbania.al/wp-content/uploads/2016/05/brochure-AP.pdf

Industria e Turizmit

Shqipëria është një destinacion në zhvillim, me shumë oportunitete për të tërhequr sa më shumë vizitorë. E pozicionuar në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria është një "rrugë më pak e shkelur"- një destinacion i paeksploruar bregdetar, ekoturizmi, aventure dhe turizmi kulturor. 

Vija bregdetare, malet, pyjet dhe lumenjtë e Shqipërisë ofrojnë shumë mundësi për të eksploruar ecjet, rafting, ngarjet me biçikleta në male dhe eksplorime të shpellave. Sitet arkeologjike, qytetet me kështjella dhe muze, shtëpitë tradicionale të shekullit të 20-të, janë thesare të paprishura të rajonit. Shqipëria është vendi i dy siteve të Trashëgimisë Botërore.

Ka një numër në rritje të operatorëve turistikë ndërkombëtarë dhe agjencive turistike të cilat kanë përfshirë Shqipërinë në listat e tyre të destinacioneve turistike. 

Ndër potencialet kryesore që ofron kjo industri për investitorët janë: Turizmi Bregdetar nëpërmjet ndërtimit të Resorteve dhe Marinave, Investimet në Ujrat Termale si dhe AgroTurizmi.

Për më shumë informacion rreth kësaj industrie vizitoni linkun:

http://fiaalbania.al/wp-content/uploads/2016/05/brochura-turizem-FIAA.pdf

Industria e kompanive të Nënkontraktimit të Procesit të Biznesit në Shqipëri

Industria e BPO-ve në Shqipëri filloi rreth 10 vjet më parë dhe ndërkohë është shndërruar në një destinacion për shërbime të ndryshme. Numri i madh i të diplomuarve universitarë dhe të kualifikuar, moshë e re, kosto konkuruese të punës dhe mjedis i favorshëm i biznesit, si dhe afërsia me tregjet e BE-së, janë avantazhe që ofron Shqipëria në këtë industri. 

Fillimisht bashkëpunimi ka qënë me shërbime të lidhura për brenda dhe jashtë Italisë. Tashmë, kompanitë janë duke përmirësuar standardet e tyre të cilësisë dhe duke ofruar një gamë më të madhe të shërbimeve duke eksploruar tregje të reja. Shqipëria aktualisht është duke i shërbyer tregjeve me sukses ndërkombëtar të tilla si Italia, Greqia, Britania, Gjermania dhe SHBA. 

Ndërsa vendi ka grumbulluar përvojë të konsiderueshme në shërbime cilësore BPO për këto tregje, potenciali e Shqipërisë mbetet ende i pashfrytëzuar. Kjo industri ka rreth 300 qendra prezente ne vend,  me një gamë të gjerë të shërbimeve të ofruara dhe mbi 20.000 të punësuar. 

Aktualisht rreth 100 kompani të tjera BPO tashmë kanë ofruar zgjidhje për tregjet vendase dhe të huaja dhe më shumë janë duke pohuar gatishmërinë e tyre për ta bërë këtë. Brenda më pak se një  dekade, kompanitë BPO në Shqipëri kanë arritur të transferojnë njohuritë në korporata ndërkombëtare të tilla si eBay, Google, Apple, Xerox, Vodafone, etj. 

Shoqata Shqiptare e Nënkontraktimit (AOA - Albanian Outsourcing Association) eshte përfaqësuese  e interesave të kompanive të Nënkontraktimit të Procesit të Biznesit (Business Process Outsourcing) në Shqipëri.

Për më shumë informacion rreth kësaj industrie vizitoni linkun: 

http://fiaalbania.al/wp-content/uploads/2016/05/brochura-BPO.pdf

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

Zhvillimi ekonomik dhe social i Shqipërisë, i përshtatur me tregun konkurrues botëror lidhet  detyrimisht nga përshpejtimi dhe përdorimi masiv i TIK që janë sot faktori kyç i rritjes së produktivitetit ekonomik në administratë, në biznes, në prodhimin industrial, në tregjet financiare. Për të mundësuar edhe në Shqipëri rritjen ekonomike të dhjetëvjeçarit të ardhshëm, falë inovacionit dhe TIK, lipset të përforcohen kushtet ligjore, ekonomike dhe te aftësohen kapacitete të rëndësishme njerëzore.

Qeveria eshte duke punuar në 3 drejtime kryesore :

Së pari, për shtimin dhe promovimin e shërbimeve dixhitale, e-shërbimeve, për qytetarët dhe biznesin. Prioritet do të jetë rritja e transparencës dhe përmirësimi i shërbimeve në administratën publike sipas parimeve të iniciativës Open Government Partnership.

Së dyti, në futjen masive të shërbimeve në arsim për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë.Politikat do të jenë të orientuara drejt përmirësimit dhe zgjerimit të kapaciteteve njerëzore në mënyrë që të rritet si numri i përdoruesve ashtu edhe numri i ofruesve vendas të e-shërbimeve. Në këtë mënyrë do të nxitet krijimi i vendeve të punës në këtë fushë për tregun shqiptar, rajonal e më gjerë.

Së treti, konsolidimi i infrastrukturës dixhitale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke respektuar me rigorozitet parimet evropiane të konkurrencës së lirë e të ndershme.

Nga prezantimi gjetjeve  te vrojtimit “Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Ndërmarrjet Ekonomike Shqiptare”.si me poshte disa nga rezultatet kryesore të vlerësuara nga përpunimi I të dhënave të vrojtimit per vitin 2015 :

Nga të dhënat e mbledhura rezulton se :

• 10,4% e ndërmarrjeve kanë shitur ose blerë produktet/shërbimet e tyre nëpërmjet faqes së internetit  apo aplikacioneve të dedikuara;

• Përgjithësisht tregtia elektronike kryhet nga ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Informacionit dhe komunikacioni (26,9%), Transport dhe magazinim (23,9%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike (22,3%)

•  Përqindja e ndërmarrjeve të cilat përdorën internetin për të kontaktuar me autoritetet publike, gjatë vitit 2015, ishte 95,2%.;

•  Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 24,4% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve

Treguesit e TIK në biznes, janë një pjesë e rëndësishme e indikatorëve të monitorimit të Strategjisë për Axhendën Dixhitale 2015-2020.Në këto tre vjet e fundit eshte bere shumë në drejtim të rritjes së përdorimit të Teknologjisë së Informacionit nga biznesi. Keshtu, do te  vijohet me investimet në sektor, me shtimin e mëtejshëm të shërbimeve online si dhe krijimin e mundësive për rritjen e përdorimit të teknologjisë nga biznesi si një mënyrë për të rritur kompetitivitetin e ekonomisë”.

Manifaktura

Test

Test faqe

Test1

test