Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizon me date 13 MAJ 2016 ora 9:00-14:00 takimin B2B per agrobiznesin me nje grup kompanish

Në kuadrin e misionit dhe funksioneve të saj në mbeshtetje të biznesit ,kemi kënaqësinë t'ju informojmë se në kuader të shfrytëzimit të mundesive në fushën e  investimeve në sektorin e bujqësise dhe blegtorise në Shqipëri, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Departamentin e  Bujqësisë, Provinca Hebei, Kine , do të organizojë një takim B2B me nje delegacion kinez  me biznese të sektorit të agroindustrisë (sektori i  perime zarzavateve, teknologjive bujqësore, etj.
 
Janë të ftuar të gjithë bizneset Shqiptare të sektorit agro - industrise që të jenë pjesmarres në takinin B2B qe do të organizohet në datë 13 MAJ 2016 ora 09:00-14:00 në zyrat e AIDAs  pranë TBP.
 
Në rast interesi, ju lutemi dergoni emailin ne adresën e-mail: sme@aida.gov.al
 
Jemi në dispozicion të plotë për çdo informacion apo nevojë të mëtejshem.
Ju faleminderit !
 
Anëtarët e delegacionit janë si më poshtë:
 
1.    Li Juntian, Kryetari i Gu'an Xinglu Green Vegetable Co., Ltd.
2.    Wang Yuhuai, Kryetari i Suning Lvyuan Vegetable Technology Service Co., Ltd.
3.    Wu Fengbao Menaxheri i Përgjithshëm i Fengning Rongda Agriculture Co., Ltd.
4.    Yang Xianqiang ,Menaxheri i Përgjithshëm Huahe Agriculture Technology Development Co., Ltd
5.    Wen Zhizhong , Drejtori i Përgjithshëm i Luanping Xingchunhe Agriculture Co., Ltd.​

Industria e Fasonit

Ministria e Financave ka përgatitur një paketë mbështetëse në kuadër edhe të lehtësive administrative tatimore, në të cilën përfshihen krijimi i zyrave pilot për të realizuar deklarimin pa pagesë të tatimeve, shfuqizimi i kërkesave për vërtetime të ndryshme që rrisin koston e sipërmarrjes, zëvendësimi i detyrimeve shkresore me ato elektronike, komunikimi i biznesit me administratën nëpërmjet Avokatit të Tatimpaguesve dhe rritja e rolit të tij.

Ministria e Financave miraton “Paketën për fasonët II”.

Në takimin mes drejtorit të Përgjithshëm të Politikave Fiskale dhe Analizave në MF, Sajmir Laçej dhe anëtarëve të Bordit të Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve u trajtuan problemet e i) Orarit në dogana; ii) Ndryshimit të Ligjit të TVSH për nënkontraktorët; iii) Nevojës për të mos rritur pagën minimale në rang vendi që, sipas tyre, dëmton sipërmarrjet e regjimit të përpunimit aktiv; iv) Ndryshimit të skemës së nxitjes së punësimit pas ndryshimit të tatim-fitimit nga 10-15% dhe përdorimit të fondit të përfituar nga rritja e këtij tatimi në përfitim të të gjithë subjekteve kontribuuese dhe jo të përdorimit klientelist të këtij fondi; v) Zgjidhjes së problemit të rritjes së çmimit të energjisë nëpërmjet faturimit të subjekteve me çmimin sipas nivelit të tensionit të furnizuar dhe jo me çmimin maksimal të energjisë, sidomos kur vetë subjektet kanë bërë investime në furnizimin me energji elektrike.

 

Lehtësohen procedurat e rimbursimit të TVSH për eksportuesit e biznesit fason dhe eksportuesve te tjere

Kushtet dhe kriteret për eksportuesit për rimbursim të TVSH-së

 

Nga data 2 maj nisi zbatimi i lehtësive ndaj biznesit fason dhe eksportuesve të tjerë në tërheqjen e rimbursimeve të TVSH-së brenda 30 ditëve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se bizneset duhet të drejtohen në drejtoritë rajonale. Bazuar në vendimin e qeverisë “Për përcaktimin e kushteve dhe të kritereve për eksportuesit, për qëllim të rimbursimit të TVSH-së”, që ka hyrë bë fuqi më 21 prill 2014, përcaktohet si eksportues për qëllime të rimbursimit të TVSH-së, personi i tatueshëm: që eksporton sipas përcaktimit të Kodit Doganor; nëse vlera e eksporteve të bëra në periudhën tatimore, për të cilën kërkohet rimbursim, përbën më shumë se 60% të vlerës së përgjithshme të shitjeve, përfshirë eksportet; nëse ka tepricë kreditore, që tejkalon shumën 400 000 (katërqind mijë) lekë. Gjithashtu, përcaktohen edhe kushtet që duhet të plotësojnë personat e tatueshëm eksportues për t’u trajtuar si eksportues me risk zero, si dhe procedura e miratimit të rimbursimit për këto subjekte. Eksportues me risk zero është personi i tatueshëm eksportues që plotëson këto kushte: vlera e eksporteve të bëra në periudhën tatimore, për të cilën kërkohet rimbursim, përbën 100% të vlerës së përgjithshme të shitjeve; ka aktivitet eksportues mbi dy vjet; paraqet si dokument prove të kryerjes së eksportit, deklaratën doganore të eksportit; nuk ka detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. 

Në adresim të kërkesave të fasonistëve dhe të gjithë eksportuesve të tjerë, Ministria e Financave ndërmori iniciativën duke reflektuar për rimbursimin në një kohë të shkurtër të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), nëpërmjet sistemit të thesarit. Me propozim të Ministrisë së Financave, Këshillit i Ministrave miratoi me 9 prill VKM-në për kategoritë e eksportuesve, të cilët rimbursimin e TVSH, ose e marrin automatikisht, me paraqitjen e kërkesës, ose e marrin brenda 30 ditëve.

 Ky afat është sa gjysma e kohës që u jepet tatimpaguesve të tjerë, për të cilët koha e rimbursimit është 60 ditë

AIDA prezanton skemat financiare dhe platformën B2B në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër

The SME & Exports Department within the Albanian Investment Development Agency organized on 19 April in the city of Vlora, at the University Independence and Hotel Çajupi in Gjirokastra on 20 April meetings in order to present the B2B online platform dedicated to exporting and promoting financial schemes.

These meetings were attended from businesses from various sectors, artisans, students, new business start-up, representatives from the chamber of commerce, the labor office who expressed their interest to apply to these funds in order to expand activities as well as developing their exports.

Mr. Daniel Guce, Director SME & Exports made a complete presentation of financial schemes offered by AIDA and also for the first time introduced the launch of the online B2B Platform.

In his speech Mr.Guçe emphasise the support that AIDA offers to Start Up Business for the development of their activity and the support provided for feasibility studies on leather-footwear and agro industry.

 

 

Panairi Ndërkombetar “BIWC” - Balkans International Wine Competition, 26 - 29 MAJ 2016, Sofje Bullgari

Nga data 26 - 29 Maj 2016, zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, Panairi Ndërkombëtar i Produkteve të verës “BIWC” -  Balkans International Wine Competition”, më i madhi i këtij lloji në Ballkan dhe me gjërë .

Panairi eshte një rast unik për të prezantuar panoramën ballkanike të verërave para ekspertëve me famë botërore në botën e verës, tregëtarëve dhe importuesve, gazetarëve dhe blogger-ave të akredituar, si edhe konsumatorëve potencial të shumtë që do të marrin pjesë në Festival. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë panair përbën një sukses të kompanive shqiptare, pasi ofron mundësi reale për krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe kompanive të vendeve te Ballkanit me qëllim depërtimin e tyre në këtë treg..

Për here të pare në këtë Panair merr pjesë Shqiperia me 4 kompani të suksesshme me produkte të këtij sektori, me mbeshtetjen e Fondeve Grant nga AIDA .

Gjatë diteve të panairit do organizohet edhe një konkurs – për ata që do duan të marrin pjesë – ku verërat do të gjykohen dhe do të vlerësohen nga një juri me ekspert ndërkombëtar

Për më shumë informacion http//www.balkanswine.eu

Për kompanitë Shqiptare qe janë të interesuar për të marrë pjesë të kontaktojnë me AIDA-n deri në datë

 03/05/2016 në adresën e emaili-t : info@aida.gov.al

Takim Agroindustrisë

AIDA pret delegacionin kinez dhe përfaqësues biznesi të sektorit të Agroindustrisë

Me  iniciativën e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe në bashkëpunim me Departamentin e  Bujqësisë të Provincës Hebei në Kinë, më datë 26.05.2016, në  ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,u zhvillua një takim i delegacionit kinez me përfaqësues të AIDA. Aktiviteti vazhdoi me takime B2B të perfaqësueve të biznesit në sektorin e agroindustrisë (sektori i  perime zarzavateve, teknologjive bujqësore etj) me përfaqësues të bizneseve Shqiptare të këtij sektorit ( rreth 10 subjekte)  

Qëllimi i eventit ishte promovimi i  marëdhënieve dypalëshe kryesisht në sektorin e bujqësisë, si dhe t’i ofronin sipërmarrjeve shqiptare mundësinë e të berit biznes në Tregun Kinez. Pas prezantimit të bërë nga z Genc Celi, drejtor i i Drejtorisë së Investimeve dhe Shërbimeve tek AIDA, pati një bashkëbisedim të frytshëm për mundësite e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe agroindustrisë. Të pranishmit shfaqën interes për vajin e ullirit, akuakulturën dhe perimet e freskëta.

 

Agroindustria ne fokus! AIDA pret delegacionin kinez dhe përfaqësues biznesi ne kete sektor.

Me  iniciativën e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe në bashkëpunim me Departamentin e  Bujqësisë të Provincës Hebei në Kinë, më datë 26.05.2016, në  ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,u zhvillua një takim i delegacionit kinez me përfaqësues të AIDA. Aktiviteti vazhdoi me takime B2B të perfaqësueve të biznesit në sektorin e agroindustrisë (sektori i  perime zarzavateve, teknologjive bujqësore etj) me përfaqësues të bizneseve Shqiptare të këtij sektorit ( rreth 10 subjekte)  

Qëllimi i eventit ishte promovimi i  marëdhënieve dypalëshe kryesisht në sektorin e bujqësisë, si dhe t’i ofronin sipërmarrjeve shqiptare mundësinë e të berit biznes në Tregun Kinez. Pas prezantimit të bërë nga z Genc Celi, drejtor i i Drejtorisë së Investimeve dhe Shërbimeve tek AIDA, pati një bashkëbisedim të frytshëm për mundësite e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe agroindustrisë. Të pranishmit shfaqën interes për vajin e ullirit, akuakulturën dhe perimet e freskëta.

 

LEHTESIRA NE DOGANE PER BIZNESIN DHE EKSPORTUESIT

PROJEKTI APLIKIMIT TE “ KANALIT JESHIL ” NË DOGANEN E PORTIT TE  DURRËSIT

Në fillim të viti ne Doganën e Portit të Durrësit është prezantuar projekti i “Aplikimit të Kanalit Jeshil” nga Dogana Shqiptare. “realizuar në kuadër të Projektit “Asycuda Upgrade” i financuar nga International Finance Corporation, Projekti Trade Logistics,  me ekspertizën e UNCTAD (United Nations Conference on Trade And Developement.)

Risitë dhe avantazhet që sjell “Kanali Jeshil

Funksionimi i Kanalit Jeshil do të thotë “përzgjedhje pa kontroll doganor”, ku biznesi në ndërveprim me agjencinë doganore kryen proçedurat e zhdoganimit të mallit, pa patur nevojën e personelit doganor.

Përzgjedhja e biznesit për kanalin jeshil, lidhet me dokumentacionin, por njekohesisht është automatike, pra nuk është përzgjedhje njerëzore dhe , biznesi përfiton në kosto, në shkurtim barrierash, në kursim kohe, që është shumë e rëndësishme, por njëkohësisht edhe dogana përfiton se në vend që të merret me të gjithë kontrollet 100 % siç bën sot, , do të ulet në mënyrë të dukshme numri i kontrolleve.

Cilat biznese përfitojnë nga kjo praktikë moderne në doganë ?

Bizneset, të cilat janë korrekte, kanë rekorde shumë të mira në doganë apo në tatime, janë zbatues të përpiktë të ligjit apo kanë bërë investime në sistemet e tyre IT, mund të përfitojnë nga Kanali Jeshil. Kjo praktikë rrit edhe konkurrencën e tyre, duke nxitur nevojën dhe dëshirën e bizneseve për të arritur në këto standarde.Sipas Ministrise të Financave, , nje pjese e mire e  proçedurave të eksportit realizohen me anë të Kanalit Jeshil.

LEHTESIRA NE DOGANE PER BIZNESIN DHE EKSPORTUESIT

PROJEKTI APLIKIMIT TE “ KANALIT JESHIL ” NË DOGANEN E PORTIT TE  DURRËSIT

Në fillim të viti ne Doganën e Portit të Durrësit është prezantuar projekti i “Aplikimit të Kanalit Jeshil” nga Dogana Shqiptare. “realizuar në kuadër të Projektit “Asycuda Upgrade” i financuar nga International Finance Corporation, Projekti Trade Logistics,  me ekspertizën e UNCTAD (United Nations Conference on Trade And Developement.)

Risitë dhe avantazhet që sjell “Kanali Jeshil

Funksionimi i Kanalit Jeshil do të thotë “përzgjedhje pa kontroll doganor”, ku biznesi në ndërveprim me agjencinë doganore kryen proçedurat e zhdoganimit të mallit, pa patur nevojën e personelit doganor.

Përzgjedhja e biznesit për kanalin jeshil, lidhet me dokumentacionin, por njekohesisht është automatike, pra nuk është përzgjedhje njerëzore dhe , biznesi përfiton në kosto, në shkurtim barrierash, në kursim kohe, që është shumë e rëndësishme, por njëkohësisht edhe dogana përfiton se në vend që të merret me të gjithë kontrollet 100 % siç bën sot, , do të ulet në mënyrë të dukshme numri i kontrolleve.

Cilat biznese përfitojnë nga kjo praktikë moderne në doganë ?

Bizneset, të cilat janë korrekte, kanë rekorde shumë të mira në doganë apo në tatime, janë zbatues të përpiktë të ligjit apo kanë bërë investime në sistemet e tyre IT, mund të përfitojnë nga Kanali Jeshil. Kjo praktikë rrit edhe konkurrencën e tyre, duke nxitur nevojën dhe dëshirën e bizneseve për të arritur në këto standarde.Sipas Ministrise të Financave, , nje pjese e mire e  proçedurave të eksportit realizohen me anë të Kanalit Jeshil.

Panairi Ndërkombëtar i Kinës për Investime dhe Tregti ( CIFIT 2016 )

Panairi Kinez Ndërkombëtar për Investime dhe Tregtinë zhvillohet në shtator çdo viti në Xiamen, Kinë Ketë vit Panairi Ndërkombëtar i Kinës për Investime dhe Tregti (CIFIT ) do zhvillohet nga  datë 8 Shtator - 11 shtator 2016, në Qendren e  Ekspozitave dhe Konferencave Ndërkombëtare ( XICEC ) në Xiamen, Kinë.

Panairi (CIFIT – 2016 ), ka në fokus promovimin e politikave të investimeve vendase dhe ndërkombëtare,  zhvillimin e koordinuar të ekonomisë kombëtare dhe rajonale, si dhe shkëmbimet tregtare ekonomike nëpër ngushticën e Tajvanit. CIFIT është aktualisht i vetmi aktivitet ndërkombëtar i Kinës për promovimin e investimeve për qëllim lehtësimin dhe promovimin e investimeve ekonomike dypalëshe dhe shumëpalëshe ekonomike Njëkohësisht është dhe ngjarja më e madhe globale e investimeve  e miratuar nga Shoqata Globale e industrisë Ekspozitave. 

Per me shume informacion kontaktoni :

 

Add: Room 810, Bldg.Zhenye, No.108, North Hubin Rd, Xiamen, China. 361012

Tel.: +86-592-2669862

+86-592-2669860

+86-592-2669873

Fax:+86-592-2669861

E-mail: serenazh@chinafair.org.cn/zengxiaodong@cifit.cn

http://www.chinafair.org.cn/english/index/

Panairi i 9 -te Nderkombetar i Ushqimeve Natyrale dhe Organike “ NATURA FOOD 2016, Poloni

Panairi “NATURA FOOD” eshte një nga ngjarjet  më të rëndësishme eko industrisë ushqimore në Poloni dhe Europen Qendrore dhe Lindore.

Data, 07- 09 Tetor 2016

Vendi : Lodz, Poloni 

Panairi NATURA FOOD  është ngjarja më e madhe e dedikuar për ushqim organik në Poloni, me një markë të vendosur në mesin e ngjarjeve të përputhen këto tema në vendin tonë. NATURA USHQIMI është një ngjarje të industrisë me karakter të biznesit. Ajo është gjithashtu një vend ideal për të njoh nga afër veten me trendet ndërkombëtare në zhvillimin e bujqësisë organike dhe industritë e lidhura, si dhe një mundësi të shkëlqyer për kontakt të drejtpërdrejtë me kompanitë që funksionojnë në treg. 

Përfitim kryesor i pjesëmarrjes në Panairin NATURA USHQIMIT është për të krijuar bashkëpunim me partnerët e biznesit në industrinë e (aspekti B2B), si dhe aftësinë për të arritur një grup të madh të klientëve në fund (aspekt B2C). Prandaj, ne kemi marrë një sërë veprimesh brenda NATURA ushqim në mënyrë që të organizojnë sa më shumë që të jetë e mundur takime B2B, konferenca dhe trajnime të specializuara.

Për me shumë informacion rreth përmbajtjes dhe regjistrimit vizitoni linkun: http://www.tofairs.com/expo.php7?fair=11036

Panairi Messe Nagoya 2016, Japoni

Rrisni perspektivat e biznesit tuaj në Panairin  Nderkombetar ""Messe Nagoya" 2016, Japoni  qe shenon kete vit edicionin e 11- te

Datat:  26 tetor  – 29 Tetor 2016

Vendi : Port Messe Nagoya  (Kinjo Pier, Nagoya Port)

Organizator Komiteti Ekzekutiv Messe Nagoya ( Prefektura Aichi, Qyteti I Nagoya-s  dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nagoya

Panairi Nderkombetar I Nagoya  2016 është një nga ngjarjet më të mëdha të biznesit në Japoni që i kalon kufijtë e llojit të industrisë dhe të biznesit per nga kushtet dhe pjesëmarrjen e ekspozuesve qe perfshin një gamë të gjerë fushash dhe rajone dhe lehtëson zgjerimin e ndërsjellë të biznesit për ekspozuesit dhe vizitorëve, transmetimin e informacionit dhe nderveprimin biznes-me-biznes Per me shume informacion referohuni website : http://www.messenagoya.jp

Panairi Bujqësor Bursa 2016 – Event ndërmjetësimi B2B

Rrjeti i Maramarës së Lindjes organizon, në datat 12-16 Tetor në Bursa, Turqi një event B2B, si pjesë e integruar e Panairit Bujqësor Bursa 2016(BURTARIM 2016).Ky panair është një ndër panairët ndërkombëtare më të rëndësishme të sektorit të bujqësisë dhe sektorëve të ngjashme në Turqi. Ky shihet si një nga mundësitë më të mira për të kontaktuar dhe takuar  kompanitë turke. Vitin e kaluar panairi u realizua me sukses pasi pati pjesëmarrjen e 456 kompanive dhe përfaqësues të tyre nga 28 vende; ai priti 286.916 vizitorë nga 46 vende.Rrjeti i Maramarës së Lindjes në bashkëpunim me kompaninë TUYAP Bursa do të organizojnë një takim B2B në fillim të panairit. Takimi B2B do të zhvillohet në datën 13 Tetor 2016.

Panairi nr 1 për Plastikën dhe gomën - Nga dt. 19 - 26 tetor Dusseldorf, Gjermani

Mirë se vini në K 2016!

Mos humbisni rastin për të marrë pjesë në panairin më të fuqishëm në botë për plastiken dhe industrinë e gomës përsëri do të paraqesë çdo gjë qe ka sektori për të ofruar në vitin 2016. Cdo risi dhe vizionet e zhvillimit.

Ftesë për panair - PHILOXENIA 2016 18-20 Nëntor

Ftesë për panair - PHILOXENIA 2016 18-10 Nëntor

Në datat 18 - 20 Nëntor 2016, në Selanik, Greqi zhvillohet edicioni i 32-të i panairit ndërkombëtar të turizmit Philoxenia 2016, i hapur vetëm për profesionistët e sektorit. Ai është panairi më i madh i turizmit në Greqi, një destinacion për të gjithë operatorët e sektorit të turizmit që përfshin B2B, seminare, konferenca etj. Ekspozuesit: Hotele, Rezorte, Agjenci udhëtimi, Tour operators, Llojet e turizmit, Teknologjitë e udhëtimit.Për më shumë 

Ftesë per Eventin ''Mbështetje Inovacionit në Ballkanin Perëndimor'' - 28 November 2016 Beograd

Grupi EIB, në bashkëpunim me Fondin e Inovacionit (Serbi), Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Delegacionin e BE-së në Serbi, Horizonti 2020  dhe partnerët e biznesit në Ballkanin Perëndimor kane kënaqësinë t'ju informojne në lidhje me seminarin e ardhshëm InnovFin "Mbështetja inovacionit në Ballkanin Perëndimor". Për informacione te mëtejshme lidhur me pjesëmarrjen vizitoni linkun: www.eib.org/supporting-innovation-in-the-western-balkans

Mision biznesi në Ukrainë

AIDA, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Rajonit të Donetsk (Ukrainë), Dhomës së Tregtisë së Tiranës dhe Qendrën Shqiptare të Eksporteve ka kënaqësinë t'ju ftojë të bëheni pjesë e Forumit të Biznesit dhe Takimeve B2B nga data 6-9 Dhjetor 2016, në Ukrainë. Lutem gjeni në linkun e mëposhtëm formularin e regjistrimit 
Per me shume  shih : http://aida.gov.al/…/ftese-per-mision-b2b-ne-ukraine-69-dhj…

06 - 09 DHJETOR, 2016

Panairi Ndërkombëtar i këpucëve, Micam - 2017

Micam është Panairi kryesor ndërkombëtar i këpucëve, i promovuar nga ASSOCALZATURIFICI Italiani, Shoqata e Prodhuesve italianë të këpucëve. Ngjarja është mbajtur dy herë në vit në Milano, kryeqytetin e modës, në ambjentet moderne dhe funksionale te Qendres se Panaireve  Rho Fiera. Në pranverë dhe në vjeshtë, një projekt i perafert per koleksionit e vjeshtës / dimrit dhe ai pranverë/verës se vitit të ardhshëm eshte paraqitur. Pjesëmarrja në Micam rezervohet për profesionistët në sektorin e këpucëve.

Për më shumë: www.micamonline.com

Mundësi te reja biznesi në fushën e bujqësisë në Shqipëri

Kjo temë mblodhi në një takim,  Ministrin e Bujqësisë z. Edmond Panariti, Ambasadorin e Francës në Shqipëri z. Bernard Fitoussi, si dhe përfaqësues të Business Francë, KASH, CCI France Albanie si dhe shumë biznese dhe organizata. Ky event vjen si bashkëpunim midis AIDA, Business France, KASH, CCI France Albanie dhe Dhomës Ekonomike të Ambasadës Fanceze.

Tema e takimit ishte: Ekspertiza Franceze dhe mundësia e te berit biznes në fushën e bujqësisë në Shqipëri. Takimin e celi Shkelqësia e tij Z. Bernard Fitoussi.

Ne fjalen e tij ai shfaqi vullnetin per te mbeshtetur Shqipërinë në fushen e bujqesise. Në fjalën e tij z. Ambasador ngriti nevojen e pajisjes dhe njohjes se markave per produktet bujqesore shqiptare ne tregun, perdorimi i saj, theksoi ai, do t’i japë vlerë kësaj ekonomie. Sfida e dytë që propozoi ai, kishte të bënte me përmiresimin e teknologjise ne fushen e bujqesise. Duhet aplikuar nje model qe eshte aplikuar më parë në France, tha ai; kooperativa e makinave bujqësore. Blihet nga nje grup dhe përdoret nga të gjithë sipas nevojave.

Ministri Panariti theksoi se ky aktivitet është një gur kilometrazhi në bashkëpunimin mes 2 vendeve tona. Marrdhëniet mes popujve janë shtrirë në kohë por ne mbështetjen e Frances e ndjejmë gjatë gjithë kohës në avokatinë që Franca i jep Shqipërise. Sfida e përbashkët është përmirësimi i situatës në blegtori dhe bujqësi.

 Në këtë panel ishin të pranishëm dhe përfaqësues të AIDAs të cilët bënë prezantim të potencialeve të Shqipërisë si destinacion investimesh si dhe një përmbledhje të shërbimeve që ofron Agjencia jonë.

Panairi “TEKNO HOTEL EXPO” në 23-26 Shkurt 2017

Panairi “TEKNO HOTEL EXPO” në 23-26 Shkurt 201

HO.RE.AL Expo Group organizon Panairin Dytë të Pajisjeve Profesionale  për Hotele, Restorante, Bare dhe Kafe, në Pallatin e Kongreseve Tiranë, Shqipëri TEKNO HOTEL EXPO më 23- 26 Shkurt 2017. Duke qenë përzgjedhur së fundmi si një nga “20 destinacionet për vitin 2016” nga media ndërkombëtare si Telegraph, Lonely Planet, CNN, New York Time, BBC, etj Shqipëria aktualisht përballet me një bum në turizëm me shifra të tilla si 2,800,000 vizitorëve të huaj vetëm gjatë periudhës së verës 2016, me një rritje prej 25% nga viti 2015. Si pasojë, sektori mikëpritës dhe i akomodimit në Shqipëri është në zgjerim të vazhdueshëm.Në edicionin e parë morën pjesë më shumë se 80 ekspozues nga Shqipëria, Italia, Belgjika, Franca, Kosova, Gjermania dhe Turqia. Panairi u vizitua nga 3.000 vizitorë.

Këtë vit, panairi mbështetet edhe nga:

Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), Bashkia e Tiranës si dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ky aktivitet do të ndihmojë në rritjen e bashëpunimit ndërmjet sektorëve tëofrimit të produkteve dhe shërbimeve në sektorin  e akomodimit dhe të turizmit.  

Panairi TEKNO HOTEL EXPO ka këto kategori

•             Mobilim Hoteli

•             Pajisje Profesionale për Restorante

•             Pajisjet e Tavolinës

•             Pajisje për Bar, Pastiçeri dhe Akullore

•             Sisteme për Hoteleri dhe Restorante

•             Sisteme pastrimi

Për informacion më të detajuar vizitoni faqen tone të internetit: www.horealexpo.com

Anfas Food Products 2017, Turqi Panairi Ndërkombëtar i ushqimit dhe pijeve mesdhetare

Anfas Food Product, është ekspozita më e madhe  ndërkombëtare e  ushqimit dhe pijeve  në Turqi, ku kompanitë turke të ushqimit dhe më shumë se 178 kompani ndërkombëtare pjesëmarrës nga 35 vende të ekspozuar vijne me produktet dhe shërbimet e tyre.Food Product zhvillohet si një ngjarje shume e mirepritur në bazë të gjeografisë, të cilave ajo ju drejtohet. Ky event, i cili është lider në fushën e ushqimit dhe kulturës gastronomike, 

Panairi ndërkombëtar i pajisjeve për hoteleri dhe restorante ‘’TEKNO HOTEL EXPO’’ 2017

Panairi ndërkombëtar i pajisjeve për hoteleri dhe restorante ‘’TEKNO HOTEL EXPO’’ 2017

Në datat 23-26 Shkurt 2017, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë do të zhvillohet edicioni i 2-të i panairit ndërkombëtar të pajisjeve për hoteleri dhe restorante ‘’TEKNO HOTEL EXPO’’, organizuar nga Tirana HO.RE.AL Expo Group. Panairi përfshin pajisje profesionale për hotele, restorante, bare.  TEKNO HOTEL EXPO përqëndrohet në kategori të ndryshme ekspozuesish,

BIOFACH - Panairi Ndërkombëtar Lider për Produktet Organike, 15 - 18 Shkurt 2017, Nuremberg - Gjermani

Panairi organizohet në datat 15-18 Shkurt 2017 në Qendrën e Panaireve Nuremberg, panairi më i rëndësishëm i produkteve organike: BioFach 2017.

Më shumë se 2.300 ekspozues kombëtare dhe ndërkombëtarë i produkteve organike pritet të marrin në këtë panair.

BioFach 2017 u jep mundësi pjesëmarrësve që të ndajnë interesin e tyre për ushqimin organik, si dhe të shkëmbejnë pikëpamjet dhe njohuritë më të fundit rreth prodhimeve organike. Pjesëmarrësit gjithashtu mund të takojnë profesionistë të fushës, prodhues ndërkombëtarë, si dhe të frymëzohen nga tendencat e fundit të sektorit.

Panairi  “Dita e Veres 2017"

Data:  12 -  14 Mars 2017

Vendi :  Ne pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” Elbasan Organizator: DHOMA E TREGTISE DHE INDUSTRISE ELBASAN

Bashkepunetor: BASHKIA ELBASAN, ALBEXPO GROUP , Dhoma e Tregtise dhe Industrise Elbasan, Bashkia Elbasan dhe Kompania «Albexpo Group» Tirane, organizojne nga data 12 - 14 Mars  2017, ne pallatin e Sportit “Tomorr  Sinani” Elbasan, Edicionin e 20-te, te Panairit te Pergjithshem, me te vizituarin ne Shqiperi, “Dita e Veres 2017”. duke  rikonfirmuar vehten si nje event modern promovues, i cili po u sherben bizneseve prodhuese, distributoreve shperndares dhe operatoreve te sherbimit per te rritur nivelin e bashkepunimit me partneret,  biznesmenet, me institucionet, si dhe  konsumatoret.

Ekspozitë e Produkteve Ushqimore - “Expo Sud & Expo Food", 5-15 maj 2017 në Provincën e Kalabrisë, Itali

Zhvillohet në datat 5-15 maj 2017, në provincën e Kalabrisë në Itali, Ekspozita e Produkteve Ushqimore “Expo Sud & Expo Food". Si një nga eventet me të rëndësishme në Itali, ajo synon të ndërthur traditën dhe kulturën tipike kalabreze, me atë të vendeve pjesëmarrëse.

Në këtë event do të marrin pjesë kompani kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat operojnë në sektorin agroushqimor dhe që synojnë.

Konferenca e BERZH mbi ''Praktikat më të mira ndërkombëtare në Agrobiznes'', 8 Maj 2017, Tiranë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ju fton të merrni pjesë në konferencën me fokus ‘Praktikat më të mira ndërkombëtare në Agrobiznes’, e cila zhvillohet në 8 Maj 2017 në Plaza Hotel, Tiranë.

Kjo konferencë mbledh së bashku biznese dhe këshilltarë lokalë dhe ndërkombëtarë në një sërë fushash.

Unido ofron grante ne projekte per shfrytezimin e bersive te ullirit per qellime energjetike

UNIDO (Organizata e Kombeve te Bashkuara per Zhvillimin Industrial) po asiston prodhuesit e Vajit te Ullirit per shfrytezimin e bersive te ullirit per qellime energjetike. Ne kete kuader ajo do te mbeshtese afersisht 15 ndermarrje te prodhimit te vajit te ullirit per projekte pilot duke i mbeshtetur ato pjeserisht per nje pjese te investimit edhe me grante.

Kompania e Konsulences Energjetike dhe Mjedisit - EECG shpk. ne baze te tenderit te hapur eshte zgjedhur nga UNIDO (Organizata e Kombeve te Bashkuara per Zhvillimin Industrial , per realizimin e 15 auditimeve energjetike, studimeve financiare te vleresimit energjetik te teknollogjive eficente te shfrytezimit te bersive te vajit te ullirit dhe planeve te tyre te biznesit.

Ju lutem gjeni bashkangjitur Shpalljen Publike, Shprehjen e Interesit dhe Procedurat e Detajuara te zgjedhjes afersisht te 15 ndermarrjeve te prodhimit te vajit te ullirit per projekte pilot. Kjo shprehje interesi i drejtohet vetem kompanive te prodhimit te vajit te ullirit dhe i lutem kolegeve te ketij emaili tia dergojne kete email edhe kompanive te tjera qe Ju njihni dhe nuk jane perfshire ne kete email,

Per cdo paqartesi apo ne se kerkoni ndonje sqarim Ju lutem kontaktoni ne email ose ne telefonin e meposhtem,

Dr. Eng. Besim ISLAMI

Energy Consultant

Tel: + 355 68 20 75 237; + 355 69 20 75 237;

email: besimgosa@gmail.com;

          b.islami@kosep.org

Skype: besimgosa

Turneu studimor në Panairin Première Vision, me fokus sektorin e Tekstileve.

Në kuadër të bashkëpunimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Invesimeve (AIDA) me SIPPO-n, ju bëjmë me dije se në datat 18-20/21 Shtator 2017 do të zhvillohet në Paris, Turneu studimor në Panairin Première Vision, me fokus sektorin e Tekstileve.  

Programi Zviceran për Promovimin e Importeve (SIPPO) është një program i themeluar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) brenda kuadrit të bashkëpunimit të zhvillimit ekonomik. SIPPO është i orientuar drejt mundësimit të BSO-ve për të ofruar shërbime të promovimit të eksportit në një numër në rritje të ndërmarrjeve.

Rreth Première Vision

Première Vision Paris njihet si një pikë referencë ndërkombëtare brenda industrisë së modës. Për 3 ditë ajo mirëpret 6 ekspozita ndërkombëtare duke u kthyer në qendrën e industrisë së modës. Edicioni i fundit i panairit kishte 1900 ekspozues nga 57 vende. Sezonin e fundit numri i vizitorëve ishte 60'000 profesionistë të industrisë nga 120 vende.

Kompanitë pjesëmarrëse do të përzgjidhen sipas kritereve përzgjedhëse të vendosura.

Bashkëngjitur, gjeni, formularin e aplikimit , informacionin e nevojshëm lidhur me këtë panair dhe kriteret që duhet të përmbushë kompania (bashkëngjitur gjeni dhe një version shqip lidhur me të dhënat dhe kriteret).

Konfirmimin dhe formularin e aplikimit, lutem, ta dërgoni në adresën tone te emaill-it. Afati i fundit është deri , datë 15.07.2017

Për çdo informacion tjetër të nevojshëm mos hezitoni të na kontaktoni.

Panairi “ AGRISCAPE 2017”. 14 -15 nëntor 2017 Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te investimeve (AIDA), ka kenaqesine tju njoftoje per  zhvillimin e Panairi “ AGRISCAPE 2017”, një ngjarje ndërkombëtare me rendesi per investimet e huaja në sektorin e bujqësisë, aktiviteti do te mbahet nga 14 deri më 15 nëntor 2017 në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

AGRISCAPE do të përfshijë 40 ekspozues dhe mbi 300 blerës nga 30 vende dhe  ekspozuesve do sigurohen mundësite për të kryer diskutime të drejtpërdrejta biznesi dhe të shpalosin avantazhet e investimit nëpermjet  pjesemarjes ne aktivitetet dhe  në seminaret qe do te zhvillohen gjate panairit.

Bujqësia dhe agro-procesit të renditen në mesin e sektorëve të hapura për investimet e huaja në Shqipëri. AGRISCAPE mund t'ju ndihmojnë në këtë drejtim AGRISCAPE do të përfshijë 40 ekspozues dhe 300 blerësit nga 30 vende dhe Sigurimi ekspozuesve mundësinë për të kryer diskutime të drejtpërdrejta të biznesit dhe të shfaqë avantazhet e investimit në aktivet e tyre për qëndrimin e tyre, në seminaret e tyre dhe gjatë funksioneve të ndryshme të rrjeteve.

Për më shumë informacion rreth panairit, lutemi konsultohuni me website:  www.agriscapeuae ose kontaktoni direkt me referencat e mëposhtëme:.

Omar HASSAN

Event Director

Mobile Phone : +971 50 452 1272

 

“AGRISCAPE”

P.O. Box 112449

Office 1004- Bay Square Bldg. no 1

Business Bay

Dubai- United Arab Emirates

www.agriscapeuae.com

Lehtësi tjetër për biznesin eksportues - është publikuar faqja e internetit të "Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë" me një sportel të veçant

Lehtësi tjetër për biznesin eksportues - është publikuar faqja e internetit të “Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë" me nje sportel te vecante per eksportuesit.

Ne kuader te objektivit  për përmirësimin e procesit të politikës tregtare dhe lehtësimin e tregtisë, nëpërmjet dialogut mes përfaqësuesve të qeverisë, komunitetit të biznesit në Shqipëri dhe grupeve të tjerë të interesuara. Qeveria ka miratuar ligjin përkatës, dhe është bërë e mundur respektimi ligjor për ngritjen e këtij Komitetit Kombëtar të lehtësimit të Tregtisë Lehtësi tjetër për biznesin eksportues

Komiteti është një grup pune këshillues dhe koordinues i kryesuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, që ka si objektiv përmirësimin e procesit të politikës tregtare dhe lehtësimin e tregtisë, nëpërmjet dialogut mes përfaqësuesve të qeverisë, komunitetit të biznesit në Shqipëri dhe grupeve të tjerë të interesuara.

Bëhet e mundur kështu, marrja e masave mbrojtëse për industrinë prodhuese vendase nga praktikat e pandershme të tregtisë ndërkombëtare. Ky Komitet ka per te ndihmuar më tej komunitetin e biznesit në minimizimin e barrierave tregtare që ekzistojnë kryesisht me vëndet anëtare në BE dhe CEFTA. Kjo strukturë do sherbej si një platformë dialogimi midis qeverisë, biznesit dhe donatorëve, duke mundësuar në këtë mënyrë kanalizimin e duhur të ndihmës dhe zgjidhjes së problemeve të komunitetit të biznesit në kohë reale.

Bizneset vendase mund të ankimojnë kur dëmtohen nga tregtia me jashtë, kur ka kërcënim për dëm serioz të prodhuesve vendas, për shkak të këtyre importeve. Komiteti i mësipërm ka për detyrë të vlerësojë, në këtë rast, vëllimin e importeve, veçanërisht nëse ka pësuar një rritje të madhe në terma absolutë ose relativë ndaj prodhimit apo konsumit vendas, çmimin e importeve, nëse ka pasur ose jo një rënie të ndjeshme të çmimit, krahasuar me çmimin e një produkti të ngjashëm në Republikën e Shqipërisë etj.

Një iniciativë shumë e rëndësishme e kësaj strukture drejtuar nga MZHETTS është patjetër edhe aspekti informues mbi zhvillimet më të fundit ligjore dhe administrative për komunitetin e eksportuesëve shqiptarë.Tashmë informacionet janë pjesë e Faqjes zyrtare të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë, që u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale. ”. Faqja mund të aksesohet në linkun http://www.tregtia.gov.al

Horizon 2020 - Programi Europian Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin

Horizon 2020 është programi më i madh Europian për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin duke vënë në dispozicion një fond prej afërsisht 80 Miliard Euro të vlefshëm për 7 vjet (2014 deri 2020), përpos investimit privat që këto para do të tërheqin. Ai premton më shumë progres, zbulime shkencore dhe vënie në zbatim të ideve të një niveli botëror. Horizon 2020 është instrumenti financiar që synon të bëjë të mundur politikat e Unionit të Inovacionit, një iniciativë madhore që ka për qëllim sigurimin e konkurencës globale të Europës. 

E parë si një nxitje në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, Horizon 2020 ka mbështetjen financiare të udhëheqësve të Europës si dhe të anëtarëve të Parlamentit Europian. Ata besojnë që kërkimi shkencor është një investim për të ardhmen kështu që e kanë vendosur në projektet e Bashkimit Europian me qëllim nxitjen e punësimit dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme, përfshirëse e të shpejtë. 

Duke bashkuar kërkimin shkencor dhe inovacionin, Horizon 2020 është duke ndihmuar në arritjen e këtyre qëllimeve, me vënien e theksit në shkencën ekselente, lidershipin industrial dhe trajtimin e sfidave sociale. Synimi i këtij projekti është të garantojë që Europa do të ofrojë shkencë të nivelit botëror, të heqë barrierat (pengesat) për inovacionin dhe të lëhtësojë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve privatë dhe publikë që të punojnë së bashku për të përcjellë sa më mirë inovacionin. 

Horizon 2020 është i hapur për këdo, me një strukturë të thjeshtë e cila shmang burokracitë dhe shkurton kohë në mënyrë që pjesëmarrësit të fokusohen në atë çka është vërtet e rëndësishme. Kjo qasje siguron që projekti të zbatohet sa më shpejt dhe të arrijnë rezultate në një kohë më të shpejtë. 

Programi Horizon 2020 është i ndërtuar mbi tre shtylla kryesore që u përgjigjen fushave të kërkimit shkencor që konsiderohen me rëndësi strategjike për BE-në dhe vendet e tjera. Këto fusha apo seksione programesh (programe sections) do ti gjeni në menunë Struktura e Horizon 2020

Nëse jeni të interesuar të aplikoni në programin Horizon 2020 klikoni në këtë link: APLIKO Horizon 2020 

Nëse keni paqartësi për mënyrën e aplikimit kontakto: info@akti.gov.al dhe robert.dumi@akti.gov.al.

FTESË PËR TË MARR PJESË NË FORUMIN E KINËS, 24 NËNTOR 2017

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, organizon në datë 24 nëntor, ora 17.00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Forumin Ekonomik Shqipëri-Kinë.

E pranishme në këtë forum do të jetë edhe Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, SH.S ZNJ Jiang JU, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, Drejtoresha e AIDA, Znj. Brisida Shehaj, si dhe përfaqësuesit e bizneseve më të njohura kineze, që ju përkasin sektorëve të teknologjisë dhe IT, industrisë, dhe tekstileve.

Në këtë forum do të zhvillohen edhe takime B2B, një mundësi shumë e mirë kjo për të krijuar marrëdhënie tregtare bashkëpunimi me shtetin Kinez, ndaj lutemi që ftesën ta përcillni edhe tek anëtarët tuaj.

Bashkëlidhur në attach gjeni agjendën dhe listën e bizneseve kineze që do të marrin pjesë.

Për të qenë pjesëmarrës, duhet të konfirmoni sa më parë në adresën info@uccial.al

 

 

Panairi “PREMIERE VISION 2018 “, Turqi

Panairi: “PREMIERE VISION 2018 “

Kohë/Data: 06 Mars 2018 - 09 Mars 2018

Ju njoftojmë se në datat  06-09 Mars 2018 do të organizohet në Stamboll të Turqisë panairi “Premier Vision”. Në këtë panair do të marrin pjesë firma përfaqësuese të aksesoreve të tekstilit, prodhuesit e fijeve dhe copave të ndryshme.

Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://www.premierevision-istanbul.com/en/the-show/concept/

Sektori: tekstilit, prodhuesit e fijeve dhe copave të ndryshme.

Programi:Panairi “PREMIERE VISION 2018 “, Turqi

Panairi: “PREMIERE VISION 2018 “

Kohë/Data: 06 Mars 2018 - 09 Mars 2018

Ju njoftojmë se në datat  06-09 Mars 2018 do të organizohet në Stamboll të Turqisë panairi “Premier Vision”. Në këtë panair do të marrin pjesë firma përfaqësuese të aksesoreve të tekstilit, prodhuesit e fijeve dhe copave të ndryshme.

Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://www.premierevision-istanbul.com/en/the-show/concept/

Sektori: tekstilit, prodhuesit e fijeve dhe copave të ndryshme.

Programi:

Panairi “Dita e Veres 2018”, Edicioni i 21-te Elbasan

Në datat 12-14 Mars 2018 nën kujdesin e veçantë të Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Elbasan, Bashkia Elbasan dhe  “ALBEXPO GROUP” Tiranë do të organizojnë Panairin “Dita e Verës 2018” si një event modern promovues.

Ky aktivitet u shërben bizneseve prodhuese, distributorëve shpërndarës dhe operatorëve të shërbimit për të rritur nivelin e bashkëpunimit me partnerët,me institucionet, si dhe me vetë konsumatorët.

I konceptuar si një nga aktivitetet më të rëndësishëm të biznesit në rajon, ky panair përcon mesazhin e përpjekjeve për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të industrisë, tregtisë, shërbimeve etj. dhe për ta bërë këtë rajon, një destinacion të preferuar per biznes.

 Në këtë panair marrin pjesë shumë kompani nga vendi dhe rajoni.

Per vetë pjesemarrjen e larmishme dhe vizitorët e shumtë që e ndjekin këtë Panair, gjatë panairit do të mbahen edhe një sërë aktivitetesh të tjera, si: takime B2B, konferenca per shtyp, degustime te produkteve, etj.

Hyrja në panair do të jetë e lirë për të gjithë kategoritë e vizitorëve.

Per informacione te metejshme, vizitoni faqen e internetit www.ccielb.org ose kontaktoni ne Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Qarkut Elbasan me Cel: 0696758976 dhe email: info@ccielb.orgcciel@albmail.com

AIDA ne Mbeshtejte te Grave Sipermarrese

Zhvillimi i politikave për gruan sipërmarrëse mbetet një sfide e vërtetë për Qeverinë Shqiptare. Ne vendin tone , Bizneset e vogla dhe të mesme zënë rreth 99 % të numrit total të bizneseve dhe 33% e këtyre bizneseve drejtohen nga grate. Por, nisur nga pikëpamja e pronësisë së këtyre bizneseve dhe lloji i aktivitetit ku ato janë të përfshira, ende konsiderohet i kufizuar dhe prandaj po I kushtohet një vëmendje e veçantë nga ana e qeverisë. Përfshirja në aktivitete të sipërmarrjes do të thotë më shumë liri ekonomike, pronësi, vendimmarrje dhe për rrjedhojë fuqizim i mëtejshëm i gruas në Shqipëri.

AIDA ka prioritet te punes se saj promovimin dher zhvillimin e sipermarjes, perfshire edhe grate sipermarrese.

1. MBESHTETJE FINANCIARE NGA FONDET GRANT TE AIDA-s Në kuadër të fondeve, që menaxhon AIDA, nje fond që eshte pothuaj i dedikuar grave sipermarese eshte fondi Artizanatit. Për periudhën 2014 - 2017 nga 4 fondet aktive që ka manaxhuara AIDA kanë përfituar 77 perfituese femra.

Konkretisht:

Fondi i ekonomise Kreative 31 perfituese

Fondi i konkurrueshmerise 14 perfituese

Fondi i Inovacionit 5 perfituese

Fondi Start Up 27 perfituese

Gjithashtu, AIDA ka luajtur rol kryesor për nxitjen drejt formalizimit të biznesit, kryesisht për gratë artizane që ushtronin aktivitetin e tyre në kushte shtepie. AIDA ka ndikuar drejt per drejt ne regjistrimin si biznes formal te 34 grave sipermarrese, (kryesisht ne fushen e artizanatit, rrobaqepsise dhe prodhimeve te brumit (pasticeri & furre buke), ku pervec asistences per formalizimin e biznesit ,sipermarreset jane suportuar edhe nga skemat financiare.

2. PROJEKTE PER GRATE NE BIZNES NE PROMOVIMIN E PRODUKTEVE

Gjatë periudhes 2014 - 2017 jane zhvilluar nje sere projektesh ne mbeshtetje te grave sipermarrese :

a) Panairi Lëvizës” TUREHO” AIDA së bashku me MZHETTS ka financuar pjesëmarrjen e rreth 45 grave sipermarrese , në panairet të ndryshme kombetare , ku kryesori për nga përmasat ishte “Panairi Lëvizës” TUREHO” , në Vlorë, Berat, Korcë, Gjirokastër, Shkodër, Prishtinë për tu përmbyllur në Tiranë në “Tirana Expo Center. Ky cikel panairesh ka ndihmuar ne zgjerimin e tregut (kalimin nga treg lokal ne treg kombetar)

b) Projekti “Start Women” Gjate periudhes 2014 -2015 AIDA bashkë me 100 gra artizane të qarkut të Shkodrës, AIDA ka implemetuar me sukses Projektin e financuar nga Bashkimi Europian “Start Women”, një projekt ky që pati një impakt mjaft pozitiv në shkëmbimin e eksperiencave me partner ndërkufitar Malin e Zi.

Në vitin 2016-2017, ne kuader te aktiviteteve per sipermarjen janë zhvilluar takime “Info Day’, ne Qytetet e Kukësit, Pogradec,Korçë,Gjirokastër, Shkodër,Tiranë, ku gjithashtu janë bërë takime me shoqatat e grave afariste/sipërmarëse si më poshtë:

  • "Shoqatës së Zejeve dhe e Klubit të Bamirësisë” në Pogradec.
  • Shoqatën ” Zejtarët e Veriut” Shkodër
  • Shoqatën e Artizanëve të Shqipërisë
  • Shoqaten " Argjiro Art”, Gjirokaster
  • Shoqata “Artizanët e Antigonesë”

Ne takimet qe kemi bërë me Gratë Sipërmarëse jane prezantuar sherbimet që ofron AIDA, në ndihmë të grave sipërmarëse (Fondet Start-up, Inovacion, Artizanat), Gjithashtu në platformën Online B2B,të AIDAs, kemi publikuar profilet e bizneseve të grave sipërmarëse, me qëllim promovimin e biznesit të tyre brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu më Prill të 2017, eshte marë pjesë në takimin e 4 te Grupit Keshillimor te Gruas sipermarrese, me qëllim te hartimin e Raportit Monitorimit te Planit te Veprimit te Gruas Sipermarrese.

Festivali i Ballkanit Perëndimor në Bullgari

Festivali i Ballkanit Perëndimor në Bullgari

Kohëzgjatja: 09 Maj 2018 - 13 Maj 2018

Në datat 9-13 Maj 2018 në Sofje të Bullgarisë, do të organizohet “SoFest 2018- Festivali i Ballkanit Perëndimor”. Ky aktivitet do të organizohet nën përkujdesjen e veçantë të Ministrisë së Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së dhe Kryetares së Bashkisë së Sofjes, Znj. Yordanka Fandakova.

Qëllimi i këtij aktiviteti është bashkimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet traditave, kulturës dhe artit.

Organizatorët ftojnë edhe sipërmarrësit shqiptarë, të cilët operojnë në  fushën e prodhimit të pijeve e ushqimeve, verës, suvenireve ose prodhimeve të tjera tipike shqiptare, të marrin pjesë në ekspozitën që do të organizohet  me këtë rast.

Pala organizatore do të vendosi në dispozicion të palës shqiptare një stendë me qëllim dhënien e informacioneve të ndryshme për vizitorët e festivalit. Çmimi i saj për të gjitha ditët e ekspozimit do të jetë rreth 200 € (pa TVSH), si dhe një stendë druri, çmimi i së cilës varion nga  600 € deri në 770 €.

Konfirmimet lutemi të dërgohen në adresën info@ccidr.al

Programe të Bashkimit Europian në mbështetje të NMV-ve

Në këtë rubrikë mund të njiheni me programet e Bashkimit Evropian që mbështesin zhvillimin e mëtjeshëm të tregtisë, inovacionin, fuqizimin dhe konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMV) etj. Aktualisht, biznesi shqiptar ka mundësi të marrë pjesë në këto programe duke vendosur lidhje të drejtpërdrejta me vendet anëtare të BE-së dhe duke mësuar nga përvojat pozitive në promovimin e sipërmarrjes dhe inovacionit në të gjitha format e saj. Këto programe hapin mundësi të reja përfitimi për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme Shqiptare por edhe NMV-të e vendeve të BE-së të cilat kanë lidhje biznesi me Shqipërinë për t'u zhvilluar së bashku. 

  • COSME
  • EEN
  • HORIZON 2020

 

PROGRAMI HORIZON 2020 

Horizon 2020 është programi më i madh Europian për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin duke vënë në dispozicion një fond prej afërsisht 80 Miliard Euro të vlefshëm për 7 vjet (2014 deri 2020), përpos investimit privat që këto para do të tërheqin. Ai premton më shumë progres, zbulime shkencore dhe vënie në zbatim të ideve të një niveli botëror.

Horizon 2020 është instrumenti financiar që synon të bëjë të mundur politikat e Unionit të Inovacionit, një iniciativë madhore që ka për qëllim sigurimin e konkurencës globale të Europës.

INSTRUMENTI I SME-VE NE PROGRAMIN KUADER TE HORIZON 2020

H2020-EIC-SME2018-2020

Instrumenti per Ndermarrjet e Vogla dhe te Mesme (NVM) (angl. Small and Medium­sized Enterprises-SME INSTRUMENT H2020-) ne Programin Kuader te BE per Kerkim Shkencor e Inovacion- Horizon 2020, synon mbeshtetje e SME-ve te cilat kane ide innovative per te sjelle ne treg produkte, sherbime si dhe modele te reja ne fushen e biznesit. 

Parimet dhe financimi i Instrumentit te SME-ve ne H2020 

Mund te aplikoje cdo SME, kompanie e re, apo start up qe ushtron veprimtarine e saj ne nje vend anetar te Bashkimit Europian apo vende te asociuara.

Fushat e veprimtarive te SME-ve qe mund te aplikojne jane te pakufizuara, por ato qe duhet te mbajne parasysh priroritet e Programit H2020 per Sfidat Shoqerore- Societal Challenges e Teknologjite e reja te se Ardhmes- Future Emerging Technologies- FET  Instrumenti i SME-ve ju ofron aplikanteve fitues mbeshtetje te plote per te gjithe ciklin e inovacionit te biznesit. Ai ka 3 (tre) faza aplikimi ku perfshihen dhe sherbimet e assitences  teknike.

 

Forumi i Teknologjisë së Gjelbër”, 18 Shtator 2018,Slloveni

Te nderuar sipermarres,

I/e nderuar Z/Znj,

Nga Data 12 shtator 2018  organizohet  Forumi i Teknologjisë së Gjelbër  (GrenTech Forum Slovenia 2018), në Bled të Sllovenisë. Ky Forum do të bëjë bashkë kompanitë sllovene dhe ato ndërkombëtare, me qëllim të ndërtojnë strategji të bashkëpunimit ekonomik dhe projekte të përbashkëta.

Teknologjitë e gjelbërta në nivel global inkurajojnë risitë, mundësi të reja në fushat mjedisore, sociale dhe ekonomike. Këto teknologjitë do të sjellin në të ardhmen shumë ndryshime në jetën e përditshme dhe do të kenë një ndikim të thellë në organizata.

GreenTech 2018 do të trajtoj temat gjithnjë e më të rëndësishme të tranzicionit në ekonominë e gjelbër, pasi teknologjitë e gjelbra në tregun global sjellin shumë inovacione dhe mundësi të reja në fushat mjedisore, sociale dhe ekonomike. Ky event do të inkurajojë rrjetëzimin dhe krijimin e bashkëpunimeve ndërmjet kompanive sllovene dhe ndërkombëtare në fushën e tranzicionit të ekonomisë së gjelbër.

Për kompanitë Shqiptare qe janë të interesuar për të marrë pjesë të kontaktojnë me AMBASADEN SLLOVENE Milena.Radenkovic@gov.s ose AIDA-n në adresën e emaili :

Për më shumë informacion vizitoni linkun: GTF 2018 Invitation_Foreign Companies

For more information about the event, please contact Ms Ana Struna Bregar.

 

Ana Struna Bregar,  CEO, Center of Energy Efficient Solutions

E: ana.strunabregar@cer-slo.si

W:

Në kuadër të bashkëpunimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Invesimeve (AIDA), me Programin Zviceran për Promovimin e Importeve (SIPPO), ju bëjmë me dije se në datat 27 – 29 Nentor 2018, do të zhvillohet në Frankfurt, Gjermani, panairi “Health Ingredients Europe”.

Në këtë panair do të marrin pjesë një numër i madh ekspozuesish nga shume vende të botës. Kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair do të kenë mundësi gjatë takimeve B2B dhe vizitave në panair, të takojnë kompani përfaqësuese në sektorin e bimeve aromatike dhe mjekesore për shkëmbim eksperiencash dhe krijuar kontakte bashkëpunime në të ardhmen.

Lançuar 20 vite më parë, Health Ingredients Europe është vendi i takimit ku grumbullohen aktorët globalë të industrisë së ushqimit dhe të mirëqënies. Vendndodhja unike dhe hapësira ekspozuese për 3 ditë bashkon furnizues të ushqimit dhe pijeve, specialistë të kërkimit dhe zhvillimit, prodhimit dhe marketingut. Mbi 7 000 vizitorë dhe 465 ekspozues do të jenë në Hi Europe 2018.

Gjatë datave të programit të “Health Ingredients Europe”, pjesëmarrësit do të kenë mundësi:

- të eksplorojnë mundësi të reja biznesi;

- të eksplorojnë tregun dhe trendet e industrisë;

- të kuptojnë kërkesat e blerësve, njohin kërkesat ligjore dhe standartet;

- të zhvillojnë takime me partnerë të mundshëm të biznesit nga e

All rights reserved. Copyright © 2012 Albanian Investment Development Agency Rruga e Elbasanit, Ish-Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Kati III,Tiranë Tel: +355 (0) 4 22 51 001 E-mail: info@aida.gov.al, sme@aida.gov.al