– Projekti EEN

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve asiston kompanitë të zhvillojnë inovacionin dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun ndërkombëtar. Operon me bashkëfinancim nga BE, nën programin COSME prej 2015. Për t’u bërë pjesë e Rrjetit duhet të krijoni profilin e biznesit tuaj në POD – databaza e Rrjetit. Profili krijohet nga biznesi në bashkëpunim me ekspertët e Konsorciumit shqiptar dhe vendoset në Rrjet nga ekspertët e Konsorciumit shqiptar në bashkëpunim me ekspertët e BE. Ky shërbim nuk ka asnjë kosto për biznesin.

Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://een.al/?lang=en

– Projekti FILA

Projekti “FILA” bashkëfinancohet nga BE dhe zbatohet në kuadër të programit ndërkufitar Interreg IPA Itali-Shqipëri-Mal i Zi për një periudhë 2 vjeçare 01.04.2018 – 01.04.2020, por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 kohëzgjatja e projektit është shtyrë deri në 01.01.2021. Objektivi kryesor i tij është rritja e konkurrueshmërisë së NVM-ve dhe bashkëpunimit ndërkufitar duke forcuar lidhjen ndërmjet kërkimit dhe bizneseve përmes krijimit të tre laboratorëve ndërkufitarë të fertilizimit dhe inovacionit në sektorin agro-ushqimor në Shqipëri (Korçë), Mali i Zi (Niksic-Tehnopolis) dhe Puglia (Bari – CIHEAM) bazuar në modelin FILA.

Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://fila.italy-albania-montenegro.eu/