Për shkak të kërkesave dhe procedurave specifike administrative, eksportuesit shqiptar shpesh gjejnë  pengesa për të gjetur informacionin e duhur për tregjet e BE-së. Këto kërkesa janë duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishme në tregjet e BE-së për shkak se atje vëmendja përqëndrohet në çështje të tilla si ato të produkteve të sigurta dhe të shëndetshme, ndikimi mjedisor i prodhimit industrial, menaxhimin e mbetjeve dhe kushtet e punës në të cilat produktet janë prodhuar.

Çdo  sipërmarrës i cili dëshiron të krijoj marrëveshje të reja biznesi në tregun e BE-së, mund të paraqesë kërkesën e interesit tek AIDA, e cila i vjen në ndihmë nëpërmjet sektorit NVM dhe Eksporte pranë saj. Ky shërbim i drejtohet ndërmarrjeve të vogla e të mesme shqiptare me synim zhvillimin më tej të biznesit.

Sektori i NVM dhe Eksporte pranë AIDA-s, ofron asistencë fillestare dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), në lidhje me çështjet e eksportit.

AIDA ju vjen në ndihmë mbi kërkesat për informacion në lidhje me:

  • Dokumentet që duhen për eksport;
  • Marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe vendin e origjinës;
  • Tatimin mbi vlerën e shtuar për transaksionet ndërkufitare për mallra ose shërbime;
  • Pika doganore;
  • Marka CE;
  • Kërkesa për t’u njoftuar mbi eventet mbi biznesin (ditë informimi, panaire, misione biznesi etj).

Në bashkëpunim me një rrjet të gjerë partnerësh në Shqipëri dhe jashtë vendit, sipërmarrjet shqiptare do të marrin përgjigje profesionale dhe në një kohë sa më të shpejtë. Çdo vit, AIDA i është përgjigjur rreth 500  kërkesave fillestare të informaconit për eksport.

Për të paraqitur kërkesën tuaj na shkruani në adresën  e e-mailit: info@aida.gov.al