Dogana

Organizimi i Doganave

Legjislacioni doganor në Republikën e Shqipërisë është plotësisht në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

  • Legjislacioni parësor – Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë (Ligji 102/2014) është afruar plotësisht me Kodin Doganor të BE-së (Rregullorja e BE-së 952/2013).
  • Legjislacioni dytësor – Dispozita zbatuese e Kodit Doganor (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 651/2017)
  • Ekzistojnë një numër i akteve ligjore të nivelit të tretë (kryesisht Udhëzimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave), që lidhen me funksionimin e regjimeve, kontrollet etj.

Organizimi i doganave

Administrata Doganore është e organizuar në 17 Degë dhe 22 Pika të Kalimit Kufitar. Ka 5 zyra doganore në brendësi. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD) ndodhet në Tiranë.

Orari i punës

Orari normal i punës për DPD është 8 deri 16 nga e hëna deri të premten. Ekziston një zyrë e ndihmës 24/7.

Orari normal i punës për pikat doganore të brendshme është 8 deri në 16 nga e hëna deri të premten dhe 8 deri në 13 të shtunën.

Pikat e kalimit kufitar punojnë 24/7.

Regjimi i Përpunimit Aktiv

Regjimi më i rëndësishëm për një kompani është Regjimi i Përpunimit aktiv (IPR). Regjimi lejon që mallrat jo shqiptare, të hyjnë (ose të importohen) në Shqipëri, të përpunohen dhe pastaj të ri-eksportohen në vendin e destinacionit Pa Detyrime për Importin dhe Tvsh-në në import në Shqipëri.

Nëse kompania vendos të shesë një pjesë të prodhimit në Shqipëri, ajo duhet të paguajë detyrimet e importit (por detyrimet e importit në këtë rast bazohen në vlerën doganore të lëndëve të para dhe jo në vlerën e produkteve me të procesuara).

Kërkesa duhet të paraqitet në Drejtorinë e Pergjithshme të Doganave në Tiranë. Dogana Durrës do të jetë përgjegjëse për monitorimin e regjimit. Formalitetet e importit dhe eksportit mund të bëhen në çdo pikë kufitare të Republikës së Shqipërisë.

Regjistrimi i NIPT-it

Për kryerjen e Procedurave Doganore, çdo kompani duhet të regjistrojë më parë NIPT-in në sistemin “Asycuda Ëorld”.

Përjashtimi nga Tvsh

  • Sipas ligjit “Për TVSH-në”, makineritë dhe pajisjet e përdorura në procesin e prodhimit për kompanitë që punojnë nën Regjimin e përpunimit aktiv janë të përjashtuara nga TVSH-ja gjatë importit.
  • Gjithashtu TVSH-ja përjashtohet për makineritë dhe pajisjet për investime më të larta se 400, 000 euro.

Sidoqoftë: Në të dy rastet më lart, jo të gjitha llojet e makinerive janë të përjashtuara. Ekziston një aneks me kode mallrash të makinerive që mund të përfitojnë nga përjashtimi i TVSH-së. Duhet të bëhet një kontroll për çdo kod tarifor të makinerive dhe materialeve të tjera.

Kompania mund t’i dërgojë AIDA-s listën e makinerive të destinuara për import, kështu që AIDA mund ta kontrollojë listën në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë

Shqipëria ka një numër Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë me vendet e BE-së, vendet e CEFTA-s, vendet e EFTA-s dhe Turqinë.

Do të thotë që produktet që marrin origjinë shqiptare (sipas rregullave të origjinës në fuqi) mund të eksportohen nga Shqipëria, dhe në importimin në vendet e lartpërmendura nuk paguajnë detyrime doganore