Ekspozita Ndërkombëtare e Importit në Kinë (CIIE), 5 – 10 nëntor 2020, Kinë

Edicioni i 3-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit në Kinë (CIIE), do të mbahet në National Exhibition and Convention Center, Shangai, në datat 5 – 10 nëntor 2020. Ekspozita Ndërkombëtare e Importitit në Kinë është një organizim i rëndësishëm i ndërmarrë nga autoritetet kineze, për të mbështetur fuqimisht liberalizimin e tregtisë, globalizmin ekonomik dhe në mënyrë aktive të zgjerojë qasjen e tregut, në të gjithë botën.

Kjo ekspozitë do të mirëpresë kompani që operojnë në sektorin bujqësor, automotive, IT, mallrave të konsumit, pajisjeve mjekësore, produkteve shëndetësore dhe shërbimeve. Organizatorët do të ftojnë më shumë klientë profesionistë vendas dhe të huaj, për të marrë pjesë në CIIE. Ekspozita është krijuar për të promovuar produkte dhe shërbime, shkëmbyer kultura dhe ide, për të krijuar lidhje biznesi, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të promovuar prosperitetin e përbashkët të ekonomisë botërore

Për të qënë pjesëmarrës dhe për më shumë informnacion vizitoni linkun: https://www.ciie.org/zbh/en/

BACK TO NEWS