Energy Expo & Forum 2019, 4 – 5 tetor, Expocity Albania, Tiranë

Në datat 4-5 Tetor 2019, Expocity Albania organizon me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, edicionin e tretë të panairit dhe forumit ndërkombëtar të energjisë. Energy Expo & Forum ofron dhe mbështet komunikimin dhe bashkëveprimin në fushën e energjisë. Ky event orienton dhe udhëheq drejt risive dhe projekteve shkencore, bashkëkohore të të ardhmes së Energjisë në tregun shqiptar, rajonal dhe më gjerë.

Energy Expo & Forum ka në fokus problematikat, sfidat, risitë dhe legjislacionin për të gjithë komponentët. Forumi do të jetë i orientuar mbi këto tema si: eficenca e përdorimit të energjisë; planifikimi miqësor ndaj mjedisit; zhvillimet klimatike; tregun dhe aktorët e tij; teknologjinë e ndërtimit në funksion të ruajtjes së energjisë; trajtimi i hidrokarbureve, investimet në naftë dhe gaz; riciklimi; informacionet për të rejat e procedurave dhe legjislacionit, bursa e energjisë etj.

Edhe në këtë edicion, energjia e rinovueshme, do të jetë temë kryesore, kjo për faktin që Shqipëria synon të zhvillojë këtë sektor dhe të jetë një ndër vendet ku pjesa më e madhe e energjisë të prodhohet nga burimet e rinovueshme.

Përdorimi i energjisë së pastër në Shqipëri është i lartë pasi vendi mbështetet 100% te prodhimi i hidrocentraleve, ndaj është i domosdoshëm eksplorimi i mënyrave të tjera alternative për prodhimin e energjisë.

Për të qënë pjesëmarrës dhe për më shumë informacion vizitoni linkun e mëposhtëm:Energy-expo-forum-2019

BACK TO NEWS