“Enjoy Bio Albania” Broshura më e re e AIDA-s

Kultivimi i bimëve aromatike dhe medicinale është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend. Broshura “Enjoy Bio Albania”, është publikim që vjen në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë për herë të parë, me një pavion të dedikuar në panairin BIOFACH 2020, në datat 12 – 15 shkurt në Nuremberg, Gjermani.

Në këtë botim të ri do të gjeni një informacion të përgjithshëm mbi zhvillimin e sektorit të bimëve aromatike dhe medicinale në Shqipëri, incentivat dhe ndihmën e AIDA-s në mbështetje të këtij sektori. Gjithashtu, pjesë e broshurës janë edhe kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair.

Broshura është e botuar në gjuhën angleze dhe gjendet në faqen web të AIDA-s: www.aida.gov.al

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të shfletoni broshurën “Enjoy Bio Albania”, duke klikuar linkun në vijim: Broshura

BACK TO NEWS