Event Ndërmjetësimi “Free from Food Expo”, 28 dhe 29 Maj në Barcelonë

Si pjesë e panairit “Free from Functional Food Expo”, Rrjeti i Ndërmarrjeve Evropiane ju fton që të merrni pjesë në Eventin e Ndërmjetësimit “Free from Food Expo”, i cili do të zhvillohet më 28 dhe 29 maj në Barcelonë. Përveç të gjitha formave të paketimit të produkteve ushqimore, ky panair do të fokusohet edhe në” Paketimin e Lirë nga Plastikat”.

Gjatë eventin pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takojnë partnerë të mundshëm të biznesit nga e gjithë bota. Pjesëmarrja është pa pagesë.

Regjistrohuni sot dhe gjeni partnerin tuaj potencial të biznesit!

Për tu bërë pjesë e eventi regjistrohuni në linkun më poshtë: https://free-from-functional-food.b2match.io/

BACK TO NEWS