
Zhvillohet në datat 18-21 qershor 2017 panairi i “Vinexpo Bordeaux”, i cili do të presë një numër të madh prodhuesish të verës dhe blerës nga e gjithë bota. Ky është panairi më i rëndësishëm për promovimin e verës, i cili zhvillohet në një nga qytetet më të famshme për prodhimin e saj në Francë.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë panair me dy kompani: Kantina e Verës Arbri dhe Kantina Çobo, falë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), si një nga mbështetësit e produkteve të sukseshme “Made in Albania”.
Ky panair do të ofrojë mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi mes bizneseve, do të krijojë mundësi për gjetje të tregjeve të reja për eksport dhe rizbuluar botën e rritjes së verës. Panairi do të shërbejë si katalizator për biznesin ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 2 300 ekspozuesve dhe 45 000 vizitorë tregtarë nga 150 shtete, duke ndihmuar për ndërtimin e një të ardhme të suksesshme të biznesit.