Shërbimet

Shërbimet

Objektivi kryesor i Drejtorisë së NVM-ve dhe Projekteve pranë AIDA-s është të ofrojë shërbime për mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme shqiptare nëpërmjet asistencës teknike, ndërtim kapacitetesh, informacion mbi tregjet, doganat, mbështetje për promovim, nëpërmjet panaireve, misioneve të biznesit, kërkime tregu dhe publikime të përgjithshme sektoriale, si: anketime, informacion online mbi tregjet e eksportit, databazë importuesish dhe eksportuesish etj.

AIDA ofron gjithashtu, mbështetje të NVM-ve me grante publike të Qeverisë dhe sigurimi i financimeve nga donatorë nëpërmjet projekteve zbatuese; mbështetje për rritjen e aftësisë innovative dhe teknologjike të NVM-ve, duke mundësuar rinovimin dhe përmirësimin e produkteve e të shërbimeve, si dhe të teknologjisë që ato përdorin, nëpërmjet ofrimit të mekanizmave që bazohen tek rritja e kapaciteteve teknike dhe e aftësive rinovuese; krijimin e një mjedisi të favorshëm për inovacionin, si dhe asistim për bizneset e reja Start-Up.

Drejtoria e NVM & Projekteve mund t’i ndihmojë sipërmarrësit, shoqatat apo organizatat e tjera të biznesit duke i asistuar ato pa pagesë, në drejtimet e mëposhtme:

Kërkoj të zhvilloj konkurrueshmërinë e kompanisë sime duke:

Identifikuar tendencat ekonomike të sektorit në të cilin operoj.

Mësuar mbi mënyrën sesi të hartoj një plan biznesi apo marketingu.

Identifikuar mundësitë për trajnim profesional të punonjësve.

Identifikimi i nevojave tuaja.

Kërkoj të zhvilloj eksportet e kompanisë sime dhe kam nevojë për:

Listën e panaireve dhe takimeve ndërkombëtare kryesore të sektorit ku operoj.

Partnerë të huaj për shtetet që dua të eksportoj.

Preferencat tregtare drejt BE-së, SHBA-së, vendeve të Ballkanit etj.

Informacione mbi sektorin ku operoj dhe shtetet importuese kryesore.

Kërkoj të informohem për mundësitë e financimit mbi:

Fondin e Konkurrueshmërisë, (fond i menaxhuar nga AIDA).

Fondin e Inovacionit, (fond i menaxhuar nga AIDA).

Fondi i Ekonomisë Kreative, (fond i menaxhuar nga AIDA).

Fondi Start-Up, (fond i menaxhuar nga AIDA).

Programet mbështetëse të shtetit shqiptar në sektorin ku operoj.

Mekanizmat financiarë që ofron tregu shqiptar.

Fondet dhe projektet ndërkombëtare.

Kontakte administrative, shoqata, projekte në sektorin tim.

Social Media