Proçedurat e Aplikimit

Aplikimet për fondet e AIDA-s, bëhen vetëm me paraqitjen e përfaqësuesve të kompanive apo çdo person i autorizuar prej tyre pranë zyrave tona.

  1. Kërkesa paraqitet tek nëpunësi i AIDA-s nga vetë kërkuesi apo çdo person i autorizuar prej tij.
  2. Nëpunësi i AIDA-s asiston aplikantin në plotësimin e formularit të kërkesës, verifikon identitetin dhe kërkon nënshkrimin e formularit të plotësuar.
  3. Dokumentet paraqiten në origjinal, në kopje me të njëjtën fuqi provuese me origjinalin ose në kopje të panjësuara me origjinalin, nën përgjegjësinë e plotë të aplikantit për vërtetësinë e akteve të marra si kopje të vërteta të origjinalit.
  4. Kur kërkesa paraqitet nga personi i autorizuar, bashkë me dokumentet e tjera, duhet të paraqitet edhe dokumenti që vërteton autorizimin.
  5. Nëpunësi i AIDA-s është i detyruar të marrë në dorëzim çdo aplikim të paraqitur dhe të plotësuar siç duhet, sipas kërkesave të kësaj rregulloreje.
  6. Aplikimi do të pajiset me një numër rendor dhe do të regjistrohet në protokollin e AIDA-s.