Fondi i Ekonomisë Kreative

Fondi i Ekonomisë Kreative është miratuar me VKM Nr.15, datë 11.1.2017 “Për krijimin e fondit të Ekonomisë Kreative(Artizanatit)”. Qëllimi i fondit është zhvillimi i sektorit të artizanatit dhe zejtarisë në Shqipëri, duke krijuar një mjedis të favorshëm për aktivitete më të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Qeveria Shqiptare ka planifikuar për vitin 2017-2019 një fond prej 30,000,000 lekë, ku për secilin vit buxheti i miratuar do të jetë 10,000,000 lekë. Fondi i Ekonomisë Kreative është krijuar për t’i shërbyer Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e artizanatit.
Projektet që përzgjidhen nga sektori i artizanatit mbulojnë fushat e mëposhtme:
– Zhvillimi i produkteve të reja;
– Blerja e pajisjeve për nxitjen e prodhimit;
– Marketingun e produktit;
– Kualifikimin dhe ndërtimin e kapaciteteve menaxheriale të ndërmarrjes aplikuese.
Fondi ofron subvencionim për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast ndërmarrja shqiptare). Ndërmarrjet mund të aplikojnë deri më datë 01.11.2019.
Për t’u njohur me kriteret e aplikimit për përfitimin e grantit si dhe për dokumentacionin e nevojshem klikoni në linkun e mëposhtëm:
VKM Fondi i Artizanatit 2017
Rregullorja e Artizanatit miratuar me nr.1337 dt.21.4.2017
Formulari i Aplikimit per Fondin e Ekonomise Kreative
Formular standard lidhur me kriteret e përjashtimit
Për cdo informacion ju lutem kontaktoni në: info@aida.gov.al