Fondi i Konkurrueshmërisë

Fondi i konkurueshmërisë është miratuar me VKM Nr. 24 dt. 20.01.2016 për “Krijimin e Fondit Shqiptar të Konkurueshmërisë”. Ky fond ka për qëllim të mbështesë dhe të përmirësojë kapacitetet e NVM-ve shqiptare në mënyrë që ato të jenë në gjendje t’u përgjigjen kërkesave të tregut ndërkombëtar, si dhe të rrisin punësimin. Për të dëshmuar këtë angazhim, Qeveria Shqiptare për këtë vit ka parashikuar 28,000,000 lekë (Fondi Shqiptar i Konkurueshmërisë), për të financuar një Skemë Granti për Ndarje të Kostove në ndihmë të NVM-ve dhe përpjekjeve të tyre për të konkuruar në tregun e huaj. Objektivi i kësaj iniciative është të ndihmojë kompanitë shqiptare të depërtojnë me eksportet e tyre në tregjet e huaja, duke siguruar mbështetjen e nevojshme financiare për aktivitete që do të ndihmojnë në zbatimin e planit të tyre të marketingut për eksport. Nderrmarjet që do të ndihmohen me anë të këtij fondi janë, ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme me fokus eksporte.
Fushat kryesore që mbulon fondi janë prodhimi dhe shërbimi, më konkretisht:
– Sektori i industrisë së perpunimit aktiv (fasonet);
– Sektori i industrisë së lehtë;
– Sektori i agropërpunimit;
– Sektori i kërkimit dhe zhvillimit.
Skema ofron subvencionim për kosto që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së kostove. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë kostot, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast, shoqëria shqiptare). Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve njofton të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme se kanë filluar aplikimet për Fondin Shqiptar të Konkurrueshmërisë.
Për t’u njohur me kriteret e aplikimit, si dhe me dokumentacionin e nevojshëm klikoni në:
VKM për Fondin e Konkurueshmerise Nr. 24, datë 20.1.2016
Urdhëri per miratimin e rregullores nga MFE-2019.
Rregullore e fondit te konkurrueshmerise – 2019
Formular Aplikimi – Fondi i Konkurrueshmerise
Formular standard lidhur me kriteret e përjashtimit
Për cdo informacion ju lutem na kontaktoni në: info@aida.gov.al

Fondi i Ekonomisë Kreative Procedurat e Aplikimit