Fondi “Start-Up”

Fondi në mbështetje të Sipërmarrjeve të reja ”Start Up” është miratuar me VKM-në Nr. 593, datë 10.9.2014, “Për Krijimin e Fondit në mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja “Start-Up”. Ky fond ka për qëllim të mbështesë bizneset e sapo krijuara “Start-Up” në Shqipëri, nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë për këtë kategori biznesi duke përmirësuar klimën dhe kushtet operuese të tyre, me synim krijimin e bazave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Fondi “Start – Up” jep grante deri në 500.000 (pesëqind mijë) lekë për projekt,por mbulon vetëm 70% të kostove të angazhuara. Buxheti i miratuar për këtë fond, për këtë vit është 10, 000, 000 (10 milionë lekë).
Fondi në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja “Start-up” është krijuar për t’i shërbyer Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në:
– Sektorët prodhues dhe të shërbimit;
– Sektorin e industrisë së lehtë;
– Sektorin e turizmit;
– Fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;
– Procesin e agropërpunimit;
– Fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit.
Fondi ofron subvencionim për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre dhe pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast ndërrmarrja shqiptare). Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve njofton të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme se kanë filluar aplikimet për Fondin Shqiptar Start-Up 2019. Ndërmarrjet janë të ftuara të aplikojnë deri më datë 01.11.2019.

Për t’u njohur me kriteret e aplikimit për përfitimin e grantit, si dhe për dokumentacionin e nevojshëm klikoni në:
Vendim i Fondit të Start-up 2018-2020
Urdhëri i Fondit Start-Up 2017
Rregullore e Fondit Start Up.pdf
Formulari i Aplikimit Start-Up
Formular standarde lidhur me kriteret e përjashtimit (2) Start up

Për më shumë informacion, AIDA ju fton të shfletoni botimin Fondi “Start-Up” duke klikuar në linkun: http://aida.gov.al/fondi-start-up/

Për cdo informacion ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në: info@aida.gov.al