Ftesë pjesëmarrje për kompanitë në panairin ”ExpoNatura”, 24 – 27 shtator 2020, Stamboll, Turqi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) njofton se në datat 24 – 27 shtator 2020, zhvillohet edicioni i 11-të i Panairit “ExpoNatura”, në Stamboll.

Panairi “ExpoNatura” 2020, do të shërbejë si një mundësi ideale për të bashkuar partnerët më të mëdhenj të sektorit që ofrojnë produkte, shërbime dhe ekspertë për dieta të shëndetshme dhe organike. Inkurajohen të gjithë bizneset e sektorit të marrin pjesë, për të krijuar mundësi për partneritete dhe bashkëpunime të reja me kompanitë më të rëndësishme.

Ky event synon të krijojë një platformë të fortë dhe të besueshme duke bashkuar prodhues dhe furnitorë nga të gjitha fushat e industrisë natyrore, organike dhe shëndetësore, për të eksploruar mundësi të reja, produkte dhe teknologjinë më të fundit që industria ka për të ofruar.
Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://exponatura.net/en/home/ose na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al

BACK TO NEWS