Green Ict deVElopment (GIVE) – Takime B2B, 22 shkurt 2019, Tiranë, Shqipëri

Bëhuni pjesë e takimeve B2B në kuadër të projektit Green Ict deVElopment(GIVE), e organizuar nga Albanian ICT Association (AITA), më datë 22 shkurt 2019. Green Ict deVElopment (GIVE), është një Partneritet Evropian Strategjik i Klaster-it në sektorin e teknologjive të gjelbërta, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), dhe automobilistike. Objektivi i përgjithshëm i partneritetit është të ndërtojë bashkëpunim të fortë dhe të mbështesë zhvillimin e grupeve si një mjet për ndërkombëtarizimin e NVM-ve dhe qasjen në treg.

Të pranishëm në event do të jenë menaxherët e klasterave, organizata dhe përfaqësues të ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Letonia, Rumania dhe Serbia, të cilët do të mblidhen për të prezantuar zgjidhje, produkte, shërbime, projekte të përbashkëta, partneritete, iniciativa dhe shkëmbim eksperience. Gjatë këtij eventi, partnerët e projektit GIVE do të paraqesin gjetjet e 3 takimeve të organizuara më parë në kuadër të projektit mbi këto tema: zbatimi në barrierat e bashkëpunimit ndër-industri të potencialit të ndërkombëtarizimit të NVM-ve dhe identifikimi i tregjeve të tjera.

Për të qënë pjesë e eventit, rregjistrohuni në linkun meposhte

docs.google.com/formsofregistration

BACK TO NEWS