Vendndodhja dhe lidhja me korridoret më të rëndësishme evropiane e vendos Shqipërinë në një pozicion gjeografikisht strategjik dhe unik. Shqipëria lidh vendet perëndimore mesdhetare me vendet e Ballkanit dhe të Azisë. Ky pozicion gjeostrategjik në Ballkan dhe Evropë konsiderohet si një portë-lidhëse ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Shqipëria është anëtare e “Centre South East Europe Transport” (SEETO) dhe Black Sea Economic Cooperation (BSEC). Pjesëmarrja në këto organizata do të ndihmojë vendin për integrimin e mëtejshëm në tregjet rajonale, si dhe ato evropiane.

Transporti rrugor

Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane përbëhet prej rreth 18,600 km.

Në lidhje me infrastukturën, një nga projektet më të mëdha ishte përfundimi i autostradës Durrës-Kukës-Morinë, e quajtur “Rruga e Kombit”. Autostrada në fjalë, me një gjatësi prej 170 kilometra, ka sjellë një impakt pozitiv në shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Aktualisht, projektet e investimeve të cilat synojnë përmirësimin e rrugëve kryesore dhe lokale në vend përfshijnë ndërtimin e Bypass-it i Vlorës, një autostradë 29 kilometra e cila lehtëson  trafikun rrugor përgjatë jugut. Projekt tjetër i rëndësishëm i infrastrukturës rrugore përfshin korridorin Adriatik – Jon, i cili do të lidhë brigjet Malazeze me bregdetin Grek, dhe korridorin rrugor lindje-perëndim (pjesë e Korridorit VIII), i cili lidh Portin e Durrësit me Maqedoninë. Ky korridor do të jetë lidhja kryesore lindje-perëndim përmes Shqipërisë dhe do të bëhet një lidhje e rëndësishme për transport mes vendeve të Ballkanit dhe Mesdheut.

Transporti detar

Shqipëria, me rreth 440 km vijë bregdetare, ka kushte të favorshme natyrore dhe burime reale për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve, transportit, turizmit, peshkimit, me të gjitha vendet bregdetare të pellgut të Adriatikut dhe më gjerë.

Shqipëria është e arritshme nga disa porte, të cilat janë të vendosura në anën lindore të detit Adriatik dhe Jon. Transporti detar realizohet në katër portet kryesore shqiptare, Autoriteti Portual Durrës, Porti Detar Vlorë, Porti Detar Shëngjinit, Porti Detar Sarandë si dhe portet e karburanteve , Romano-Port, Petrolifera Port.

Porti i Durrësit

  • Është porti kryesor i dhe më i rëndësishëm i Shqipërisë;
  • Shërben si portë kryesore për Korridorin VIII dhe Korridorin Durrës – Kukës – Morinë;
  • Mbulon i 81.8% të të gjithë transportit të vendit dhe mbi 90% të transportit të mallrave;
  • Kapaciteti i përpunimit të mallrave prej 4,022 milionë ton në vit (‘2017);
  • Është terminali më i madh i trageteve, shërbimit të kontejnerëve dhe pasagjerëve.

Porti i Vlorës

  • Porti i dytë më i madh i Shqipërisë;
  • Kryesisht shërben si port pasagjerësh dhe pjesërisht si port mallrash;
  • Është pjesë ë Korridorit VIII që lidh Shqipërinë, dhe më saktësisht Portet e Durrësit dhe Vlorës, me Detin e Zi, Burgas dhe Varna.

Porti i Sarandës

  • Porti Sarandës ka një madhësi 18,000 m2 dhe gjendet në jug të Shqipërisë në detin Jon;
  • Itinerari kryesor është Korfuzi, Greqi;
  • Porti shërben kryesisht për akomodimin e kërkesës së brendshme të turizmit, si dhe shkëmbime të turizmit me Korfuzin dhe anasjelltas.

Porti i Shëngjinit

  • Porti i Shëngjinit ndodhet në pjesën veriperëndimore e Shqipërisë në Detin Adriatik;
  • Kapaciteti i përgjithshëm është 60 milionë ton në vit;
  • Pritet të akomodojë shkëmbimet tregtare me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë dhe më tej. 

 Romano Port:

  • Ndodhet 6.5 km në veri të qytetit të Durrësit.
  • Porti Romano është i specializuar si terminal për shërbimet bregdetare të naftës dhe gazit dhe nënprodukteve të tyre dhe gazit të lëngshëm.

Petrolifera Port:

  • I vendosur në gjirin e Vlorës dhe shërben si terminal për naftë dhe gaz të lëngshëm
  • Pozicionohet pranë rafinerive Greke dhe Italiane;
  • Është pjesë e Korridorit VIII.

Transporti ajror

Aktualisht zhvillimi i Transportit ajror Shqiptar është i fokusuar në Aeroportin e vetëm Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. TIA (Tirana International Airport) menaxhohet dhe operohet nga Partneriteti Privat-Publik.

Një nga prioritetet e transportit ajror është investimi për qëllime të brendshme e turistike. Ndërtimi i një Aeroporti në Jug të vendit me qëllim zhvillimin e transportit të brendshëm ajror si dhe zgjerimin e shërbimeve të transportit ajror ndërkombëtar, është një objektiv që mund të sjellë krijimin e një tregu konkurues me shërbime ajrore të liberalizuara.

Është ndërtuar por nuk është operativ ende Aeroporti i Kukësit si edhe është në fazë koncesioni aeroporti i Vlorës ndërtimi i të cilit pritet të fillojë në vitin 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (“Aeroporti Nënë Tereza”)

  • 17 km (30 minuta) në veri të qendrës së qytetit të Tiranës;
  • 32 km (45 minuta) në veri-lindje nga Durrësi, porti më i madh i vendit;
  • Ndodhet në udhëkryqin midis Shqipërisë veriore, jugore, qëndrore dhe lindore;
  • Ndodhet shumë afër zonave kryesore industriale të Shqipërisë. 

Treguesit kryesorë 2018:

  • Numri i fluturimeve: 25,426
  • Numri i udhëtarëve: 2,947,172 (në rritje 12% krahasuar me 2017)
  • Vëllimi i mallrave: 2,249 Ton (në rritje 3% krahasuar me 2017)
  • Numri i kompanive: 15 linja ajrore në 50 destinacione

Aeroporti i Kukësit

  • Aeroporti i dytë civil në Shqipëri
  • Destinacioni kryesor është tërheqja e kompanive ajrore me kosto të ulët (jo akoma në veprim)

Aeroporti i Vlorës

  • Një aeroport kushtuar turizmit
  • Është në fazë e koncesionit

Transporti hekurudhor

Rrjeti hekurudhor shqiptar ka në përdorim 416 km linjë hekurudhore kryesore teke (me një binar), në funksion 343.35 km dhe rreth 92 km linja sekondare të stacioneve dhe degëzimeve industriale. Stacione hekurudhore janë gjithsej 45, në të cilët kryhet procesi i shkëmbimit të trenave dhe i përpunimit të tyre. Linja hekurudhore i përket:

  • zonës fushore me pjerrësi udhëheqëse deri në 9 metra lartësi për 1000 metra gjatësi
  • zonës kodrinore me pjerrësi udhëheqëse deri në 13 metra lartësi në 1000 gjatësi dhe
  • zonës malore me pjerrësi udhëheqëse deri në 18 metra lartësi në 1000 metra gjatësi.

Prioriteti kryesor është riaktivizimi i rrjetit hekurudhor nëpërmjet instrumenteve të kapitalit privat dhe financimin e mundshëm nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët e ndryshëm.

Telekomunikacion

Sektori shqiptar i telekomunikacionit është përmirësuar ndjeshëm në 6 vitet e fundit. Për më tepër, raporti vjetor tregon se sektori i telekomunikacionit është një nga mundësitë kryesore të zhvillimit në Shqipëri. Sektori i telekomunikacionit është i përbërë nga katër sektorë:  Zhvillimi i Softëere-ve të IT-së, Hard IT Hardëare, BPO.

Shqipëria edhe pse ka një pjesë relativisht të vogël në zhvillimin e softëare-ve, ofron një treg potencial për zhvillim. Transferimi i Teknologjisë Informative, përfshin transferimin e shërbimeve të lidhura me funksionet e IT-së. Ato përbëhen, ndër të tjera nga shërbime të menaxhimit të infrastrukturës, shërbime të lidhura me programin, hulumtim dhe zhvillim të programeve kompjuterike, dhe shërbime këshillimi për IT.

Sektori i BPO në Shqipëri ka parë një rritje të qëndrueshme që nga fillimi i tij dhe aktualisht punëson afërsisht 32,000 profesionistë në më shumë se 800 firma. Tirana është qëndra e BPO-së e Shqipërisë, e ndjekur nga Durrësi, Shkodra dhe Vlora. Pesë (5) BPO-të kryesore në Shqipëri janë Teleperformance Albania, Albacall, IDS- Intercom Data Services, Future Generation, Tregi Marketing Group.

Nënsektori i telekomunikacionit është më i zhvilluar mirë në Shqipëri. Ka tre (3) kompani telekomunikuese që ofrojnë 3G / 4G për klientët e tyre si: Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom. Depërtimi në treg i komunikimit celular ka tejkaluar 90%, duke qenë një nga nivelet më të larta në rajon. Më shumë se gjysma e popullësisë po përdor internetin dhe gjithashtu shërbimet elektronike. Që nga tremujori i tretë 2018 ka pasur 2,734,041 përdorues aktivë të telefonisë celulare.

Telekomunikacioni fiks

Operatori kryesor i telefonisë fikse është Albtelecom Sh.a., një degë e kompanive turke të telekomit Çalik dhe Turk Telekom me 77% të aksioneve dhe pjesa e mbetur prej 23%, në pronësi të qeverisë shqiptare dhe palëve të tjera.

Deri në fund të tremujorit të tretë 2018, numri i përgjithshëm i abonentëve të telefonisë fikse ishte 490,574.

Operatorët Abcom, ASC, Nisatel dhe Telecom janë operatorët më alternativë, duke mbajtur rreth 26% të abonëntëve të përgjithshëm të telefonisë fikse.

ALB Telecom ofron përveç shërbimeve të tij të telefonisë fikse, shërbimet ‘3 play’, ku secili përdorues mund të marrë shërbime zanore, internet dhe TV ALB, përmes një kabllo të vetme.