Investimet strategjike në Shqipëri

Hyrje

Ligji nr. 55/2015 hyri në fuqi me dt. 01 Janar 2016 dhe si synim kryesor kishte rritjen e investimeve strategjike vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë të konsideruar si sektorë strategjikë, nëpërmjet vendosjes së procedurave të posaçme administrative favorizuese, lehtësuese apo përshpëjtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve.
AIDA në funksionin e dritares unike zhvillon shërbime të promovimit, nxitjes dhe tërheqjes së investimeve strategjike duke promovuar klimën e biznesit, procedurat lehtësuaese, masat mbështetëse dhe kuadrin ligjor favorizues për investimet strategjike, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.