AIDA pjesë e Forumit të Biznesit në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poloni

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznań mirëpriti më 4 korrik 2019 delegacionet qeveritare, përfaqësues të organizatave civile dhe sipërmarrës nga 16 vende si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia Veriore, Serbia, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Italia dhe Britania e Madhe.

Ideja e Samitit ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor me vendet e Bashkimin Evropian dhe rritjen e bashkëpunimit në politikë, shoqëri civile dhe biznes. Gjatë këtij samiti u mbajt dhe Forumi i Biznesit, ku AIDA ishte pjesëmarrëse me stendën e vet. Gjatë Forumit të Biznesit përfaqësues të AIDAs zhvilluan takime B2B me biznese polake dhe bizneseve të vendeve të tjera pjesëmarrëse. Kjo ngjarje e rëndësishme do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të ndërsjellta ekonomike mes rajoneve.

BACK TO NEWS