
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Dhomën e Tregtise dhe Industrisë Tiranë, Dhomën Turke të Tregtisë në Izmir dhe Ministrinë Turke të Ekonomisë po organizojnë sot, Forumin e Biznesit Shqipëri – Turqi, i cili po mbahet në Hotel Sheraton. Qëllimi i organizimit të këtij forumi është promovimi i prodhimit tregtar në sektorët respektivë, zgjerimit të eksporteve dhe zhvillimi i partneriteteve mes biznesit.
Përfaqësuesit e AIDA-s në forum bënë një prezantim të mundësisë që ofron Shqipëria për investime të huaja, duke u ndalur edhe në rolin dhe mbështetjen e agjencisë për investitorët vendas dhe të huaj.
Gjatë forumit do të zhvillohen takime biznesi B2B ndërmjet 22 kompanive pjesëmarrëse turke dhe kompanive shqiptare që i përkasin dy sektorëve të mëdhenj, siç janë sektori i IT-së dhe ai i pajisjeve mjekësore.