Micam – Panairi ndërkombëtar i këpucëve, 15 – 18 shtator 2019, Itali

MICAM është një nga panairet më të rëndësishëm ndërkombëtar të këpucëve në botë, që paraqet një fokus të veçantë në tendencat më të reja të modës. Ngjarja mbahet dy herë në vit në Milano, kryeqytetin e modës, në ambjentet moderne dhe funksionale te Qendrës së Panaireve Rho Fiera.

Për të gjithë kompanitë shqiptare dhe të apasionuarit pas modës, të interesuar për të qënë pjesë e tij, MICAM do të mbahet në datat 15-18 shtator 2019, në Fiera Milano(Rho). MICAM është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë ata që kërkojnë një vitrinë ndërkombëtare unike në aspektin e cilësisë dhe stilit.

Kompanitë do të kenë mundësi takimi me blerës nga e gjithë bota, të lançojnë produktet e reja, të krijojnë ose konsolidojnë marrëdhëniet e biznesit. Në këtë event pjesëmarrësit do të gjejnë cilësinë, kreativitetin, aftësinë dhe shpirtin inovativ të kompanive më të mira.

Për më shumë informacion vizitoni linkun: MICAM

BACK TO NEWS