Misioni Ekonomik Belg në Shqipëri, 17 maj 2019, Tiranë

Misioni Ekonomik Belg në Shqipëri, 17 maj 2019, Tiranë

Konsullata Belge në Shqipëri dhe zyra “Flanders and Investment Trade” (FIT), me mbështetjen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të merrni pjesë në eventin “Misioni Ekonomik Belg në Shqipëri”, i cili do të organizohet ndërmjet kompanive belge dhe kompanive shqiptare, në datën 17 maj 2019, në Hotel Plazza – Tiranë, ora 10:00 – 13:00.

Qëllimi i këtij eventi është bashkëpunimi dhe krijimi i mundësive për partnerite të reja në fushën e biznesit dhe përfshin sektorët:

Prodhimit dhe tregtimit të pëlhurave për veshje pune, ushtarake etj.;

Prodhimi i dyshemeve/ mobiljeve shtepiake (kuzhinë, banjo, dhomë gjumi, sallon)/ zyra;

Inxhinieri mekanike/ Instalimet e energjisë elektrike;

Industria e makinave (BMW);

Zhvillimi i pasurive të patundshme dhe dhënia me qira;

Prodhimi i fibrave teknike, sintetike dhe naturale;

Prodhimi dhe shitja e pajisjeve skaner për imazhe para-klinike;

Studio fotografike teknike për konsumatorët industrial;

Zhvillimi dhe shitja e software web në mjekësi për pacientët me Epilepsi;

Furnizues i prodhimeve të zinkut dhe lidhjeve të aluminit;

Prodhimi i ushqimeve për kuaj, etj.

Bashkëlidhur do të gjeni listën e kompanive belge së bashku dhe kontaktet përkatëse Lista e pjesëmarrësve te kompanive belge

Lutemi ne konfirmimin tuaj paraprak, nese e vleresoni me interes pjesëmarrjen në këtë event, brenda datës 8 maj 2019.

Your Comment

Leave a Reply Now

Your email address will not be published. Required fields are marked *