Organizohet trajnimi me temë “2020 Webinars on Trade and Investment Promotion Cooperation and Exchange of Chambers of Commerce and Industry of CEE countries”

Organizohet trajnimi me temë “2020 Webinars on Trade and Investment Promotion Cooperation and Exchange of Chambers of Commerce and Industry of CEE countries”
AIDA në bashkëpunim me Këshillin Kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT), ka kënaqësinë t’ju ftojë për të marrë pjesë në trajnimin me temë “2020 Webinars on Trade and Investment Promotion Cooperation and Exchange of Chambers of Commerce and Industry of CEE countries”, i cili do të mbahet nga data 30 tetor deri më 20 nëntor 2020, çdo ditë të premte.
Ky trajnim ka në fokus të mbështesë dhe zhvillojë pritshmëritë e zyrtarëve të insitucioneve mbështetëse, dhomave të tregtisë, agjencive dhe shoqatave ekonomike, si dhe SME-ve, të cilat kanë për qëllim të zhvillojnë njohuritë e tyre në të bërin biznes ndërkombëtar, me fokus Kinën, si dhe zhvillimin e komunikimit në biznes.
Trajnimi do të përmbyllet me një event ndërmjetësimi në të cilin kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi të realizojne takime B2B me kompani të sektorit të tyre.
Trajnimi ofrohet pa pagesë nga pala organizatore dhe ka një numër të limituar të kompanive shqiptare prej 7 pjesëmarrësish.
Të interesuarit të kontaktojnë pranë AIDA-s në adresën info@aida.gov.al për detaje mbi agjendën dhe për të rezervuar të parët vendin tuaj në këtë trajnim.
Green Days 2020 - International Technology and Business Meetings, Virtual Edition Organizohet forumi i parë ndërkombëtar online me tematikë “China-CEEC Economic and Trade Match-making Conference and Chengdu Conference”