Fondet e AIDA-s

Fondet 2024

Granti i alokuar nga buxheti i shtetit për vitin 2024 do të administrohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Ky grant synon të mbështesë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), të cilat konsiderohen si shtylla të rëndësishme të ekonomisë.

Kjo mbështetje do të jepet përmes një procesi konkurrues të thirrjes për propozime, i cili do të jetë i konceptuar për të identifikuar dhe financuar projektet që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

 

Ky grant përfaqëson një mundësi për NMVM-të për të përshpejtuar rritjen e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Detajet rreth kritereve të aplikimit, dokumentacionit të kërkuar, afateve të aplikimit dhe procedurave të vlerësimit do të bëhen të ditura shumë shpejt përmes një njoftimi zyrtar nga AIDA.

Ky informacion do të jetë i disponueshëm, në faqen zyrtare dhe do të promovohet në mënyrë aktive përmes kanaleve të komunikimit dhe zhvillimit të sesioneve informuese.

  • Çertifikata e regjistrimit në regjistrin tregtar;
  • Ekstrakti i QKB;
  • Akt themelimi dhe statuti;
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatim - Taksave që aplikuesi, nuk ka detyrime të pashlyera përsa i përket kontributeve për sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe tatim - taksat;
  • Kopje të ID të aplikuesit;
  • Dëshmi Penaliteti e Drejtuesit Ekzekutiv ose Administratorit;
  • Çdo dokument tjetër shoqërues që në vlerësimin e aplikuesit mbështet aplikimin e tij / saj.

Gjithashtu shkarko dhe plotëso dokumentat në linkun:

Për më tepër informacion rreth mënyrës së aplikimit shfletoni broshurën

Social Media