Home » Investimet në Shqipëri » IHD
Shqipëria ka treguar një performancë solide në tërheqjen e flukseve të IHD-ve përgjatë periudhës së viteve të fundit, duke ruajtur një trend të qëndrueshëm rritës në periudha afatgjata.
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, trendi i investimeve të huaja direkte (IHD) në terma të fluksit, vijon si më poshtë:
VITI | 2018 | 2019 | 2020 | 2021 | 2022 | 2023 | 2024 |
FLUKSI (mln EURO) | 1,020 | 1,073 | 937 | 1,033 | 1,372 | 1,499 | 1,583 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Për vitin 2024, indikatori i fluksit shënon vlerën rreth € 1.6 miliardë, duke shënuar shifër rekord në fluksin e investimeve të huaja direkte në vend. Krahasuar me vitin 2023, treguesi i fluksit ka pësuar një rritje me € 84 milionë ose me 5.6%.
FLUKSI SIPAS SHTETEVE
Për vitin 2024, fluksi i investimeve të huaja në vend është dominuar nga Turqia e cila ka kontribuar me rreth 16.2% në fluksin total, e ndjekur nga Italia me 12.6%, Hollanda me 11.1%, Austria me 7.5% dhe Kosova me 6%.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të fluksit për 2024 sipas shteteve kryesore:
SHTETI | VLERA E FLUKSIT 2024 (mln EURO) |
Turqi | 257 |
Itali | 200 |
Hollandë | 176 |
Austri | 119 |
Kosovë | 96 |
Gjermani | 84 |
Francë | 66 |
SHBA | 61 |
Zvicër | 35 |
Bullgari | 28 |
Mbretëria e Bashkuar | 28 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Për vitin 2024, burimi kryesor i hyrjeve të IHD-ve në terma të fluksit ishte sektori i Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme që përfaqësonte rreth 24% të fluksit total.
Sektorë të tjerë ekonomik me një kontribut të lartë janë sektori i Aktivitete financiare dhe të sigurimit me 18.1%, i Industrisë nxjerrëse me 13.5%, i Industrisë përpunuese me 11% dhe i Energjisë elektrike, gazit, dhe furnizimit me ujë me 10.4% dhe ai ndaj totalit.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të fluksit për 2024 sipas aktiviteteve ekonomike kryesore:
AKTIVITETI EKONOMIK | VLERA E FLUKSIT 2024 (mln EURO) |
Aktivitete të pasurive të paluajtshme | 379 |
Aktivitete financiare dhe të sigurimit | 287 |
Industria nxjerrëse | 214 |
Industria përpunuese | 173 |
Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë | 166 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, trendi i investimeve të huaja direkte (IHD) në terma të stokut, vijon si më poshtë:
VITI |
2018 |
2019 |
2020 |
2021 |
2022 |
2023 |
2024 |
STOKU |
7,455 |
7,974 |
8,482 |
9,283 |
11,064 |
13,261 |
15,412 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Në fund të vitit 2024, indikatori i stokut shënon vlerën rreth € 15.4 miliardë, duke shënuar shifër rekord në stokun e investimeve të huaja direkte në vend.
Krahasuar me vitin 2023, treguesi i stokut ka pësuar një rritje me rreth € 2.2 miliardë ose 16.2 %.
Në fund të vitit 2024, stoku i investimeve të huaja në vend është dominuar nga Hollanda e cila ka kontribuar me rreth 16.5% në stokun total, e ndjekur nga Zvicra me 14.7%, Kanadaja me 12.5%, Italia me 11% dhe Turqia me 8.4%.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të stokut për 2024 sipas shteteve kryesore:
SHTETI |
VLERA |
Hollandë |
2,544 |
Zvicër |
2,267 |
Kanada |
1,921 |
Itali |
1,683 |
Turqi |
1,299 |
Austri |
875 |
Bullgari |
874 |
Francë |
584 |
Gjermani |
490 |
Kosovë |
422 |
Burimi: Banka
e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Në fund të vitit 2024, burimi
kryesor i hyrjeve të stokut të IHD-ve ishte Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë që përfaqësonte 23.7% të stokut total. Sektorë të tjerë ekonomik me një kontribut të lartë
në IHD në terma të stokut janë sektori i Industrisë
nxjerrëse me 16.4%, Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme me 13.2%, i Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me 11.6%, i Informacionit dhe
Komunikacionit me 9.8% dhe i Industrisë përpunuese me 9.2% ndaj totalit.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse
të stokut për vitin 2024 sipas aktiviteteve ekonomike kryesore:
AKTIVITETI EKONOMIK |
VLERA E STOKUT 2024 (mln EURO) |
Energjia elektrike, gazi,
avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar |
3,659 |
Industria nxjerrëse |
2,534 |
Aktivitete të pasurive të
paluajtshme |
2,038 |
Aktivitete financiare dhe të
sigurimit |
1,797 |
Informacioni dhe
komunikacioni |
1,516 |
Industria përpunuese |
1,422 |