Shprehje interesi për bashkëpunim nga kompania bullgare Infinity Ltd

Shprehje interesi për bashkëpunim nga kompania bullgare Infinity Ltd

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se kompania bullgare Infinity Ltd, ka shprehur interes në ofrimin e shërbimeve/ produkteve dhe në krijimin e partneriteteve, si dhe bashkëpunimeve të mundshme në tregun potencial shqiptar, me qëllim zgjerimin e kompanisë më gjerë në rajon.

Infinity Ltd operon në partneritet me mbi 70 kompani, ndër të cilët përmendim: DeciveLock, Blacco, DataLocker, Acronis, Panasonic, CYCLOPE, Vicarius, Galaxkey etj. Aktiviteti i tyre ka për qëllim projektimin, furnizimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve të specializuara software dhe hardware për mbrojtjen e informacionit të ndjeshëm të organizatës, rrjeteve të korporatave dhe sistemeve të automatizuara të informacionit.

Ftohen të gjitha kompanitë, organizatat, subjektet shqiptare të interesuara për zgjidhjet dhe shërbimet që kjo kompani ofron, të paraqesin interesin e tyre në adresën zyrtare: info@aida.gov.al.

Për më shumë informacion rreth kompanisë Infinity Ltd, vizitoni faqen web: www.infinity.bg

BACK TO NEWS