Informacion mbi Paketën Fiskale 2019
- Tatimi në të ardhurat personale nga punësimi:
Kufiri i sipërm i të ardhurave nga punësimi të tatueshme me 13% rritet nga 130,000 lekë /muaj në 150,000 lekë /muaj. Skema e re e tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi është si më poshtë:
0% – për të ardhurat nga punësimi deri në 30,000 lekë (paga bruto);
13% – për të ardhurat nga punësimi nga 30,001 deri në 150,000 lekë
23% – për të ardhurat nga punësimi mbi 150,000 lekë
- Paga minimale:
Paga minimale për të punësuarit që kanë një kontratë pune është 26.000 lekë (rreth 210 Euro).
- Tatimi mbi dividentët dhe fitimet nga aksionet:
Norma e tatimit mbi dividentët që shpërndahen tek aksionarët dhe e fitimeve që ju shpërndahen pronarëve reduktohet në 8% (nga 15% në vitin 2018).
- Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH):
Të gjitha furnizimet e shërbimeve të përpunimit aktiv të destinuara për tu rieksportuar nga personat e tatueshëm të autorizuar dhe nënkontraktorët e tyre për operacionet e regjimit të përpunimit aktiv trajtohen si “Eksporte” dhe shkalla e TVSH-së bëhet 0%.
Norma e reduktuar e TVSH-së prej 6% zbatohet për ofrimin e shërbimeve të reklamave nga çdo media audiovizive.
Norma e reduktuar e TVSH-së prej 6% zbatohet për furnizimin e automjeteve të transportit publik të pasagjerëve që përdorin motor elektrik me dhjetë apo më shumë vende. Kjo mase zbatohet deri më 31 dhjetor 2021 (Nga 1 janari 2022 bëhet 10%).
Norma e reduktuar e TVSH-së prej 6% zbatohet për furnizimin e librave të çdo lloji.
- Përjashtime nga TVSH:
Transaksionet e interesit të përgjithshëm si furnizimi i makinave bujqësore, furnizimi i inputeve bujqësore dhe disa furnizime të shërbimeve veterinare, bëhen furnizime të përjashtuara nga TVSH. Lista e makinerive bujqësore që përfitojnë nga ky përjashtim përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Importi i lëndëve të para të realizuar nga prodhuesit e autorizuar dhe që përdoren në aktivitetet e prodhimit të medikamenteve (përjashtuar rastet e përdorimit të dyfishtë) bëhet furnizim i përjashtuar nga TVSH. Lista e materialeve të lartpërmendura përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Pyetjet dhe përgjigjet e shpeshta për informacione të ndryshime fiskale i gjeni në materialin si më poshtë: