NVM INSTRUMENTA MBËSHTËTËSE

I. Grantet Publike
– Fondi i Konkurrueshmërisë
– Fondi i Inovacionit
– Fondi për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja Start-Up
– Fondi i Ekonomisë Kreative

II. Projektet
Enterprise Europe Network (AIDA – Lead Partner)
Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve asiston kompanitë të zhvillojnë inovacionin dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun ndërkombëtar.
Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve është rrjeti më i madh në botë në mbështetje të NVM-ve (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) me ambicie për të qenë pjesë e tregut ndërkombëtar.
Rrjeti siguron ekspertizë ndërkombëtare në fushën e biznesit, të gërshetuar me njohuritë lokale, në lidhje me disa shërbime si partneritete, këshillime dhe inovacion.
Qëllimi kryesor i tij është të asistojë kompaninë të rriten dhe zhvillohen nëpërmjet një mbështetje të kualifikuar, krijimit të partneriteteve të reja tregtare dhe mundësive të aksesit në financë.
Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve mbështet bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe inovative në Europë. Shërbimet e Rrjetit lidhen veçanërisht me NVM-të, por janë gjithashtu të vlefshme për bizneset e tjera, universitetet dhe qëndrat kërkimore.
www.een.al

FILA (AIDA – Project Partner)
Projekti “FILA – Fertilization and Innovation Labs in Agrofood”, bashkëfinancohet nga BE dhe zbatohet në kuadër të programit ndërkufitar Interreg IPA Itali-Shqipëri-Mal i Zi për një periudhë 2 vjeçare: 01.04.2018 – 01.04.2020.
Objektivi kryesor i tij është rritja e konkurrueshmërisë së NVM-ve dhe bashkëpunimit ndërkufitar duke forcuar lidhjen ndërmjet kërkimit dhe bizneseve përmes krijimit të tre laboratorëve ndërkufitarë të fertilizimit dhe inovacionit në sektorin agro-ushqimor në Shqipëri (Korçë), Mali i Zi (Niksic-Tehnopolis) dhe Puglia (Bari – CIHEAM) bazuar në modelin FILA.
Laboratorët FILA do të shërbejnë si “hapësira të inovacionit”, të cilat do të nxisin bashkëpunimin midis aktorëve të sistemit të inovacionit (organizata në mbështetje të biznesit, qendra kërkimore, NVM-të, investitorë), për të përmirësuar qasjen në rezultatet kërkimore për bizneset duke inkurajuar në këtë mënyrë krijimin e zgjidhjeve inovatore dhe investimeve në inovacion dhe për të mbështetur Startup-et në sektorin agro-ushqimor.
Për më shumë informacione mbi projektin: https://fila.italy-albania-montenegro.eu/

BLUE BOOST (AIDA Associated partner)
AIDA është partnere mbështetëse e projektit BLUE BOOST, i cili synon të rrisë potencialin e transferimit të njohurive dhe teknologjive, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërsektorial të aktorëve të inovacionit në ekonominë blu (kryesisht peshkimit dhe ndërtimin e anijeve) dhe sektorëve në zhvillim (teknologjitë blu, përfshirë akuakulturën – robotikën dhe materiale të reja), duke përforcuar marrëdhëniet midis tyre nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe qasjen e bazuar në komunitet. Ky projekt zbatohet në Shqipëri nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe është i financuar në kuadër të programit ndër-rajonal Adrion – Interreg.
Për më shumë informacione mbi projektin: https://blueboost.adrioninterreg.eu/

III. Programe dhe Instrumenta në dispozicion për mbështetje financiare për organizatat, nismat dhe bizneset, si dhe thirrje të ndryshme për fondet IPA:
HORIZON 2020 – Kërkim dhe Inovacion
COSME – Konkurrueshmëria e SME-ve
ERASMUS PLUS – Edukim, Trajnim, Rinia dhe Sportet
CREATIVE EUROPE – Media dhe Kultura
EUROPE FOR CITIZENS – Identiteti Evropian
EaSI – Punësimi dhe Inovacioni Social
IPA CBC Itali – Shqipëri – Mal i Zi
IPA CBC Greqi – Shqipëri
IPA CBC Shqipëri – Kosovë

Programi IPARD
Programi Italo – Shqiptar për Zhvillimin e Sektorit Privat në Shqipëri
Banka Europiane për Rikonstruksion dhe Zhvillim
Banka Botërore
Opportunities for Clusters
Smart Specialization Strategy
Textile Innovation

 

Lista e partnerëve, projekteve dhe thirrjeve ndërkombëtare