Slider

Fuqia Punëtore

 

Fuqia Punëtore

Shqipëria, ofron jo vetëm një forcë punëtore shumë të aftë, por edhe me kosto më të ulët në rajon.
Marrëdhëniet e punës ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të rregulluara nga kontrata pune individuale ose kolektive, në bazë të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit civil”.

Shqipëria aderon në të gjitha organizatat themelore të punës dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

 

Paga

Paga minimale në Shqipëri është 26,000 lekë, afërsisht 210 euro. Paga bazë minimale mujore, paguhet për 8 orë punë në ditë.

Paga maksimale, për efekt të përllogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është 114,670 lekë, (afërsisht 925 euro).

Sipas të dhënave nga INSTAT, paga mesatare për vitin 2019 (sektori publik dhe privat) është 52,380 lekë, (afërsisht 423 euro).

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë, në fund të vitit 2019, për grup-moshën 15-64 vjeç është 69.6 %.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë, në fund të vitit 2019, për grup-moshën 15-64 vjeç është 69.6 %.

 

Punësimi sipas Grup-Sektorëve

Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve, përkatësisht me 43.5 % dhe 36.4 % të të punësuarve gjithsej.
Më pas, vijon sektori i prodhimit (10.9%), ndërtimi (7%) dhe industritë e tjera (2.2%).

Pagat minimale, AIDA