Slider

Informacion mbi Paketën Fiskale 2019

 

Tatimi në të Ardhurat Personale nga Punësimi

Kufiri i sipërm i të ardhurave nga punësimi, të tatueshme me 13% rritet nga 130,000 lekë /muaj në 150,000 lekë /muaj.

Skema e re e tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi është si më poshtë:

0% – për të ardhurat nga punësimi deri në 30,000 lekë (paga bruto).

13% – për të ardhurat nga punësimi nga 30,001 deri në 150,000 lekë.

23% – për të ardhurat nga punësimi mbi 150,000 lekë.

 

Paga Minimale

Paga minimale për të punësuarit që kanë një kontratë pune është 26.000 lekë, (rreth 210 euro).

Tatimi mbi Dividendët dhe Fitimet nga Aksionet

Norma e tatimit mbi dividendët që shpërndahen tek aksionarët dhe e fitimeve që ju shpërndahen pronarëve, reduktohet në 8% (nga 15%, në vitin 2018).

 

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, (TVSH)

Të gjitha furnizimet e shërbimeve të përpunimit aktiv, të destinuara për t’u rieksportuar nga personat e tatueshëm të autorizuar dhe nënkontraktorët e tyre, për operacionet e regjimit të përpunimit aktiv, trajtohen si “eksporte” dhe shkalla e TVSH-së bëhet 0%.

Norma e reduktuar e TVSH-së prej 6%, zbatohet për ofrimin e shërbimeve të reklamave nga çdo media audiovizive.

Norma e reduktuar e TVSH-së prej 6%, zbatohet për furnizimin e automjeteve të transportit publik të pasagjerëve, që përdorin motor elektrik me dhjetë apo më shumë vende. Kjo mase, zbatohet deri më 31 dhjetor 2021 (nga 1 janari 2022 bëhet 10%).

Norma e reduktuar e TVSH-së prej 6%, zbatohet për furnizimin e librave të çdo lloji.

 

Përjashtime nga TVSH

Transaksionet e interesit të përgjithshëm, si: furnizimi i makinave bujqësore, furnizimi i inputeve bujqësore dhe disa furnizime të shërbimeve veterinare, bëhen furnizime të përjashtuara nga TVSH-ja.

Lista e makinerive bujqësore që përfitojnë nga ky përjashtim, përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Importi i lëndëve të para, të realizuar nga prodhuesit e autorizuar dhe që përdoren në aktivitetet e prodhimit të medikamenteve, (përjashtuar rastet e përdorimit të dyfishtë) bëhet furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja.

Lista e materialeve të lartpërmendura përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Pyetjet dhe përgjigjet e shpeshta, për informacione të ndryshime fiskale, i gjeni në materialin, më poshtë:

Pyetje përgjigje të shpeshta PDF Aida