Slider

Taksat

Sistemi tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, udhëzimesh, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, në të cilat gjejnë pasqyrim llojet e tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri, nivelet e tyre, procedurat për vendosjen, ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, procedurat e vlerësimit dhe mbledhjes së detyrimeve tatimore, si dhe format dhe metodat e kontrollit tatimor.

 

 

Legjislacioni shqiptar parashikon taksat dhe tatimet kryesore, si më poshtë:

  • Tatimi mbi fitimin e korporatave, tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël, tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi në burim, taksa e akcizës, taksat vendore, taksat kombëtare.
  • Sipërmarrësi si tatimpagues, detyrohet nga ligji të paguajë tatime, taksa ose kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të mbajë tatimin në burim.
  • Një regjim tatimor është i pavarur nga forma e organizimit apo personaliteti juridik i një personi me statusin e tregtarit. Përcaktues është qarkullimi, (xhiro) realizuar gjatë një periudhe tatimore (vitit kalendarik).

Sipas regjimit tatimor të cilit i përkasin, si edhe përgjegjësive tatimore që ata kanë për secilin regjim, sipërmarrësit ndahen, në kategoritë e mëposhtme:

  • Tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.
  • Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, (TVSH).
  • Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

 

Taksat

Sistemi tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, udhëzimesh, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, në të cilat gjejnë pasqyrim llojet e tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri, nivelet e tyre, procedurat për vendosjen, ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, procedurat e vlerësimit dhe mbledhjes së detyrimeve tatimore, si dhe format dhe metodat e kontrollit tatimor.

 

 

Legjislacioni shqiptar parashikon taksat dhe tatimet kryesore, si më poshtë:

  • Tatimi mbi fitimin e korporatave, tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël, tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi në burim, taksa e akcizës, taksat vendore, taksat kombëtare.
  • Sipërmarrësi si tatimpagues, detyrohet nga ligji të paguajë tatime, taksa ose kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të mbajë tatimin në burim.
  • Një regjim tatimor është i pavarur nga forma e organizimit apo personaliteti juridik i një personi me statusin e tregtarit. Përcaktues është qarkullimi, (xhiro) realizuar gjatë një periudhe tatimore (vitit kalendarik).

Sipas regjimit tatimor të cilit i përkasin, si edhe përgjegjësive tatimore që ata kanë për secilin regjim, sipërmarrësit ndahen, në kategoritë e mëposhtme:

  • Tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.
  • Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, (TVSH).
  • Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

 

Tatimi mbi Fitimin

Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen:

  • Personat juridikë dhe ortakëritë që janë regjistruar për TVSH-në.
  • Personat juridikë, si dhe ortakëritë e tjera të personave të themeluara ose të organizuara në bazë të një ligji të huaj dhe që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  • Çdo person tjetër, pavarësisht nga statusi ose forma ligjore e regjistrimit apo e njohjes së tij, kur është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, me përjashtim të rastit, kur ky person është subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.

Detyrimi për të paguar tatimin mbi fitimin:

  • Tatimpaguesit rezidentë, i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Tatimpaguesit jorezidentë, i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga të gjitha të ardhurat, me burim në Republikën e Shqipërisë.

Normat e tatimit mbi fitimin, janë:

  • 0% për bizneset e vogla, me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë
  • 5% për tatimpaguesit, me xhiro vjetore nga 5 milionë deri në 14 milionë lekë
  • 15% për tatimpaguesit, me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë

Përjashtime:

  • Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e software-ve, tatimi mbi fitimin është 5%.
  • Tatimi mbi fitimin është 5% për tatimpaguesit, aktiviteti i të cilëve është certifikuar si agroturizëm.
  • Tatimi mbi fitimin është 5% për tatimpaguesit, aktiviteti i të cilëve është në fushën e industrisë së manifakturës.
  • Strukturat akomoduese “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare, të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”. Përjashtohen nga tatimi mbi fitimin, për një periudhë 10-vjeçare ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Tatimi mbi Dividendin

Norma e tatimit mbi dividendin është 8%.

Tatimi i Thjeshtuar mbi Biznesin e Vogël

Çdo tatimpagues i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 (tetë) milionë lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për biznesin e vogël.

Shkalla tatimore:

  • Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë është 5%.
  • Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë, është 0 lek në vit.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale

Normat e tatimit mbi të ardhurat personale, janë:

  • deri në 30,000 lekë – 0%
  • nga 30,001-150,000 lekë – 13%
  • mbi 150,000 lekë – 23%

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Kontribute

Punëdhënës

Punëmarrës

I vetëpunësuar

Kontribute sigurime shoqërore

15 %

9.5 %

23 %

Kontribute sigurime shëndetësore

1.7 %

1.7 %

3.4 %

 

Për qëllime të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga minimale mujore është 26,000 lekë, (afërsisht 210 euro) dhe paga maksimale mujore është 114,670 lekë, (afërsisht 940 euro).

Sipas legjislacionit në fuqi, punëdhënësi duhet të paguajë çdo muaj për secilin punonjës (përveç firmave të vogla që paguajnë çdo tre muaj) në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, një kontribut total i barabartë me 27.9% të të ardhurave nga paga, të marra nga punëmarrësi.

Shkalla e përgjithshme e kontributeve është e ndarë në mes të punëdhënësit, në 16.7% dhe të punësuarit, në 11.2%. Kontributet e një punonjësi zbriten nga paga e tyre dhe paguhen nga punëdhënësi.

 

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, (TVSH) është një tatim i përgjithshëm mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve.

Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, (TVSH) i nënshtrohet çdo person rezident në Shqipëri, qarkullimi vjetor i veprimtarisë ekonomike të të cilit është mbi vlerën 2 (dy) milionë lekë, që është kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në.

Norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar

Shkalla standarde e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, e cila aplikohet si një përqindje e vlerës së tatueshme është 20%.

Përjashtohen rastet, si më poshtë:

  • Kufiri minimal i regjistrimit të TVSH-së është 0 (zero) dhe të gjithë janë persona të tatueshëm të regjistruar për TVSH, personat e tatueshëm, të cilët ofrojnë shërbime në veprimtaritë ekonomike nga profesione të tilla, si: avokat, noter, mjek, dentist, farmacist, infermier, veterinar, arkitekt, inxhinier, projektues, ekonomist, agronom, ekspert i regjistruar i kontabilitetit, vlerësues pasurie, pavarësisht nga xhiroja vjetore.
  • Kufiri minimal i regjistrimit të TVSH-së për prodhuesit bujqësor që i nënshtrohet një regjimi special, skema e kompensimit për prodhuesit bujqësor, është qarkullimi prej 5 (pesë) milionë lekë, në një vit kalendarik.

Tatimit mbi Vlerën e Shtuar i nënshtrohen:

  • Të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt pagesës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm.
  • Të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Përjashtime:

Norma tatimore 0% e TVSH-së është e zbatueshme, për:

  • Eksportin e mallrave jashtë territorit të Shqipërisë.
  • Transporti ndërkombëtar.

Norma tatimore 6% e TVSH-së është e zbatueshme, për:

  • Furnizimin dhe shërbimin e ofruar brenda strukturave akomoduese “hotel/resort me 5 yje, me status të veçantë”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare, të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”. Të gjithë hotelet e tjerë që nuk janë “me 5 yje ose mbajnë një status të veçantë” do të aplikohet TVSH në normën 20% për të gjitha shërbimet e tyre, përveç shërbimeve akomoduese, për të cilat TVSH është 6%.
  • Furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive.
  • Furnizimin e mjeteve të transportit publik të licencuar të udhëtarëve me autobus me nëntë (9), plus një (1) vende ose më shumë, vetëm me motor elektrik është 6 %, deri në datën 31 dhjetor 2021. Nga data 1 janar 2022, shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që aplikohet për këtë furnizim është 10%.

 

Tatimi në Burim

Rezidentët në Shqipëri, organet e qeverisë qendrore dhe autoritetet lokale, organizatat jofitimprurëse dhe çdo entitet tjetër, të njohur nga legjislacioni në fuqi, do të deklarojnë dhe mbajnë tatimin në burim, në masën 15% të shumës bruto, të pagesave që vijnë nga një burim në Republikën e Shqipërisë.

 

Taksa e Akcizës

Taksa e akcizës zbatohet për një numër të kufizuar të produkteve për konsum në masë, në veçanti për duhanin dhe nënproduktet e tij, naftën, pijet alkoolike, pijet joalkoolike dhe kafen, si dhe parfumet dhe deordorantët. Nëse mallrat importohen, taksa e akcizës llogaritet në vlerën doganore plus detyrimet doganore.