Manifakturë
Shqipëria ka një sektor të fortë dhe të gjallë të prodhimit, i cili drejtohet nga ndërmarrje mjaft të suksesshme në industrinë e tekstilit dhe këpucëve.
Duke pasur këtë përvojë të shkëlqyeshme dhe fuqi punëtore të aftë, Shqipëria ofron një potencial të madh për të diversifikuar ekonominë e saj, duke kaluar nga industria e tekstilit dhe këpucëve në industrinë e automobilave.
Fakte kyçe të sektorit të manifakturës
- Sektori përfaqëson rreth 5.7% të PBB-së ndërsa zë rreth 10.9% të punësimit të përgjithshëm.
- Nga 2017 deri në 2019, eksportet në prodhim u rritën me 4.5%;
- 3.5% rritje në importet e makinerive dhe pajisjeve në këto vite;
- Industria e përpunimit në regjimin fason me kosto konkurruese e drejtuar kryesisht nga prodhimi i veshjeve dhe i këpucëve prej lëkure me cilësi të lartë;
- Ekspertizë e rëndësishme e grumbulluar në këtë fushë përgjatë 20 viteve të fundit
- Partneritetet me kompanitë më të njohura dhe shitësit me pakicë në të gjithë Evropën.
- Tregjet kryesore janë Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Hollanda.
Segmente Kyçe Të Manifakturës Për Të Zhvilluar Biznes