Arsyet kryesore për të investuar në Shqipëri
Arsyet kryesore për të investuar në Shqipëri
Klima Liberale dhe Reformiste e Investimeve
Shqipëria zbaton një regjim liberal të investimeve të huaja, me qëllim rritjen e investimeve të huaja direkte.
Ligji "Për Investimet e Huaja" lejon një pronësi 100% për kompanitë e huaja dhe përshkruan mbrojtje specifike për investitorët e huaj.
Shqipëria është e angazhuar për zhvillimin e një klime të qëndrueshme dhe të parashikueshme të biznesit duke vazhduar zbatimin e reformave thelbësore, konsolidimin fiskal që synon uljen e borxhit kombëtar, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukturë dhe reformën e sistemit arsimor.
Qeveria shqiptare, gjithashtu ka ecur përpara me një agjendë ambicioze të reformave ekonomike dhe strukturore, e cila do të kontribuojë në një mjedis më tërheqës të biznesit: rivendosjen e rritjes, përmirësimin e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të reja të punës. ,/p>
Ligji i ri “Investimet strategjike”, ofron garanci maksimale ligjore për investitorët e huaj.
Kosto e Punës Konkurruese
- Shqipëria ka nivelet më konkurruese të pagave në rajon dhe një fuqi punëtore shumë produktive.
- Nivele konkurruese mbi taksën e të ardhurave, sigurimet shoqërore dhe pagesa e orëve shtesë.
- Trajnim në shkolla profesionale për sektorë të veçantë.
Popullsi e Re dhe e Arsimuar Mirë
- 48% e popullsisë është nën 35 vjeç.
- 139,043 studentë janë regjistruar në universitetet shqiptare, në vitin akademik 2018-2019.
- Anglishtja, italishtja dhe greqishtja fliten gjerësisht, ndërsa frëngjishtja dhe gjermanishtja mësohen në shkollë.
TTaksa dhe Incentiva Konkurruese
- Nivelet konkurruese të taksave.
- Stimuj për investime strategjike, investime në shkallë të gjerë dhe investime rajonale.
- Skema Shqipëria 1 Euro.
- Inecntiva të tjera sektoriale.
Vendndodhja Gjeografike Optimale
- Shqipëria ka një vendndodhje strategjike në Ballkanin Perëndimor, në kryqëzimin e korridoreve kryesore të tranzitit të Evropës, duke i dhënë mundësi hyrjes në tregtinë më të madhe në botë.
- Lidhja me tregjet evropiane përmes porteve të ndryshme në Adriatik dhe detin Jon.
- Shqipëria është një urë midis Evropës Veriore dhe Jugore, me një rrjet në rritje të lidhjeve të transportit, si: portet, rrugët dhe aeroportet.
Potencial i Fortë Rritjeje
- Rritja reale e PBB-së për vitin 2019 ishte 2.2%, krahasuar me 4.1% në 2018 dhe 3.8% në 2017.
- Në vitin 2019, vlera e eksporteve ishte 2,429 (milionë euro), me një rënie prej 95 milionë euro nga 2018, ndërsa vlera e importeve ishte 5,277 (milionë euro), e karakterizuar nga një rritje prej 62 milionë euro, krahasuar me vitin paraprak.
- Referuar të dhënave aktuale nga burimet e Bankës së Shqipërisë, tendenca e IHD-ve në vend, për sa i përket flukseve hyrëse dhe stoqeve të tyre është në rritje dhe premtuese. Fluksi i IHD-ve në vitin 2019 arriti në 1,079 milionë euro dhe është rritur me 59 milionë euro (ose 5.78%), krahasuar me vitin e kaluar.
Vlera e stokut për vitin 2019 qëndron në 8,542 milionë euro dhe është rritur me 939 milionë euro (ose 12,35%), krahasuar me vitin e kaluar.
Hyrje e Lirë në Tregjet e Mëdha
- Shqipëria ka nënshkruar disa Marrëveshje të Tregtisë së Lirë, (MTL) me tregjet kryesore (Bashkimi Evropian, Turqia, CEFTA, vendet e EFTA), duke ofruar hyrje falas të doganave në një treg të madh të konsumatorëve.
- Shqipëria është pjesë e Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave, i cili është një sistem preferencash asimetrike, sipas të cilit disa shtete, si: Australia, Bjellorusia, Kanadaja, Islanda, Japonia, Kazakistani, Norvegjia, Zvicra, Zelanda e Re, SHBA dhe Federata Ruse kanë preferencën ndaj mallrave me origjinë të eksportuara nga vendet në zhvillim, por jo anasjelltas.
- Vendet ku mallrat me origjinë preferenciale shqiptare, mund të eksportohen nën trajtimin tarifor preferencial sipas GSP, janë: Australia, Bjellorusia, Japonia, Kazakistani, Zelanda e Re, SHBA dhe Federata Ruse.
Stabiliteti Makroekonomik
- Situata makroekonomike në Shqipëri karakterizohet nga çmime të qëndrueshme, nivele të ulëta inflacioni dhe kurse solide këmbimi.
- Shqipëria ndjek politika stimuluese monetare, që synojnë ruajtjen e normave të ulëta të interesit dhe favorizimin e rritjes së kreditimit të ekonomisë. Inflacioni i regjistruar ka qenë brenda objektivit të politikës monetare prej 1-3%.
- Inflacioni mesatar vjetor ka mbetur relativisht i qëndrueshëm, për më shumë se një dekadë, me 2.0% të regjistruar në 2017, 1.9% në 2018 dhe 1.1% në 2019.
- Shkalla e papunësisë në fund të vitit 2019 arriti në 11.2%, duke shënuar një rënie me përqindje 1.1 pikë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.