Slider

Si aplikohet për grante pranë AIDA-s?

Kërkesa paraqitet në sportelin e AIDA-së nga vetë kërkuesi apo çdo person i autorizuar prej tij sipas formatit të aplikimit, të miratuar nga Drejtori Ekzekutiv. Punonjësi i AIDA-s asiston të interesuarin në plotësimin e formularit të aplikimit, verifikon identitetin dhe kërkon nënshkrimin e formularit të plotësuar. Formulari i aplikimit do të plotësohet elektronikisht nga ana e nëpunësit të AIDA-s, sipas të dhënave të deklaruara nga aplikuesi.

Dokumentet paraqiten në origjinal, në kopje me të njëjtën fuqi provuese me origjinalin ose në kopje të panjësuara me origjinalin, në përgjegjësinë e plotë të aplikantit për vërtetësinë e akteve të marra si kopje të vërteta të origjinalit.

Kur kërkesa paraqitet nga personi i autorizuar, sipas pikës 1 të rregullores, bashkë me dokumentet paraqitet edhe dokumenti, që vërteton faktin e të qenit i autorizuar.

Punonjësi i AIDA-s lëshon një konfirmim, me shkrim, për çdo kërkesë.

Punonjësi i AIDA-s është i detyruar të marrë në dorëzim çdo aplikim, të paraqitur, sipas kërkesave të kësaj rregulloreje.

Aplikimi do të pajiset me një numër aplikimi dhe do të regjistrohet në Regjistrin e Skemës së Grantit për Ndarje të Kostove.

Koordinatori i Skemës do të marrë në dorëzim dhe do të analizojë aplikimin, për t’u siguruar në lidhje me plotësimin siç duhet të aplikimit, si dhe me pranueshmërinë e aplikimit.

Pas këtij shqyrtimi, ai informon Menaxherin e Skemës, i cili aplikimin ia paraqet për vlerësim Komisionit të Aprovimit të Grantit (KAG).

Vendimi për miratimin ose refuzimin e një aplikimi, bazohet vetëm mbi dokumentet e paraqitura.

KAG gjatë shqyrtimit të çdo aplikimi merr në konsideratë kriteret e përcaktuara në VKM-në nr. 406, datë 13.05.2015 dhe në këtë rregullore.

Vendimi për akordim të grantit merret me shumicë votash dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët prezent të Komisionit.

Pas mbledhjes së Komisionit, bëhet njoftim i aplikuesit sipas formatit të miratuar nga Drejtori Ekzekutiv duke iu referuar në mënyrë specifike aplikimit, në një afat prej 2 ditësh pune, se:

  • Aplikimi është refuzuar nga KAG duke listuar dhe arsyet e refuzimit.
  • Aplikimi është miratuar nga KAG.
  • Njoftimi bëhet me telefon ose e-mail. Në rastin e njoftimit me telefon, formati i njoftimit siglohet nga përfaqësuesi i ndërmarrjes.

Pas njoftimit, ndërmarrjes së cilës i është miratuar kërkesa, paraqitet pranë AIDA-s për të nënshkruar marrëveshjen kontraktuale për dhënien e grantit sipas formatit të miratuar nga Drejtori Ekzekutiv, në të cilën do të përcaktohet dhe afati për përfundimin e projektit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes AIDA do të kalojë në llogarinë bankare të ndërmarrjes përfitueses 50% të vlerës të shpenzimeve të miratuara, por jo më shumë se 200 000 (dy qind mijë) lekë.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së grantit, ndërmarrja përfituese angazhohet të përmbushë tërësisht dhe në kohë projektin e miratuar. Nëse për ndonjë arsye, ndërmarrja dëshiron të ndryshojë projektin pas nënshkrimit të kontratës, ajo duhet t’i paraqesë paraprakisht AIDA-s një kërkesë për anulimin e kontratës, e cila do të nënkuptojë mosrimbursimin e shpenzimeve të kryera nga ndërmarrja si dhe detyrimin e ndërmarrjes për të kthyer shumën e përfituar pas nënshkrimit të marrëveshjes me AIDA-n.

Vetëm pasi një procedurë e tillë anulimi të jetë përfunduar dhe konfirmuar me shkrim nga AIDA, ndërmarrja mund të bëj një aplikim të ri.

Përgjegjësitë e Përfituesve

Për të siguruar rimbursimin, aplikantëve të suksesshëm do t’u kërkohet, të:

  • Respektojnë në mënyrë rigoroze dhe integrale të gjitha deklaratat e shprehura dhe angazhimet e përfshira në “Formularin standard në lidhje me kriteret e përjashtimit” dhe në formularin e aplikimit, sipas formateve të miratuara nga Drejtori Ekzekutiv.
  • Vënë në dispozicion të AIDA-s çdo informacion, që lidhet me zbatimin e projektit.
  • Paraqesin tek Menaxheri i Skemës një raport në lidhje me përfundimin e projektit, faturat origjinale për shpenzimet (këto mund t’i kthehen ndërmarrjeve, pasi të jenë nxjerrë kopjet e certifikuara), si dhe çdo dokument të nevojshëm për të bërë të mundur kryerjen e pagesës.
  • Pranojnë çdo lloj monitorimi, vlerësimi dhe/apo auditimi për të cilat projekti i aprovuar mund të bëhet objekt, duke siguruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar.
  • Përfundojnë projektin brenda kohës së parashikuar në marrëveshje.

Konfidencialiteti

Gjithë informacioni i dhënë nga aplikantët për AIDA-n, për qëllim të Skemës, veçanërisht e gjithë korrespondenca e shkëmbyer është konfidenciale dhe nuk do të zbulohet.

AIDA do të ruajë në mënyrë konfidenciale informacionet e marra nga ndërmarrjet.

Asnjë e dhënë e marrë prej AIDA-s, nga ana e aplikuesve, nuk do t’u bëhet e ditur palëve të treta pa miratimin e tyre.