Slider

Drejtoritë dhe Fokusi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) është themeluar dhe funksionon në bazë të ligjit nr. 10303, datë 15.07.2010 “Për krijimin dhe organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”.

Organet drejtuese të Agjencisë, janë:

Bordi Drejtues

Kryetari i Bordit Drejtues

Drejtori Ekzekutiv

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) është e strukturuar në pesë drejtori:

Drejtoria e Investimeve

Drejtoria NVM dhe Projekte

Drejtoria e Koordinimit

Drejtoria Marketing dhe Kërkim Analizë

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse.

Misioni

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) ka për mision të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, të forcojë potencialin eksportues të vendit, të promovojë mbështetjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri, si dhe të promovojë potencialin turistik të vendit.

AIDA, maksimizon investimet e brendshme dhe të huaja, nëpërmjet krijimit të iniciativave ndihmuese rrit aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve në Shqipëri, përmirëson kapacitetet teknologjike dhe rinovimin e tyre me qëllimet e kombinuara që të rrisë investimet e huaja direkte, të forcojë kapacitetet e biznesit shqiptar, si edhe të ndërtojë një imazh të denjë të Shqipërisë me fokus, tërheqjen e investitorëve të ndryshëm.

Veprimtaria e Agjencisë përqendrohet kryesisht, në:

  • Lehtësimin dhe mbështetjen e investimeve të drejtpërdrejta në Republikën e Shqipërisë.
  • Rritjen e aftësisë konkurruese dhe inovative të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme.
  • Nxitjen dhe ndihmën ndaj eksporteve të mallrave e të shërbimeve.
  • Tërheqjen dhe nxitjen e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja.
  • Promovimin e Shqipërisë në komunitetin e investitorëve dhe prezantimin e mundësive për investim, pranë investitorëve potencialë apo ekzistues.

1. Drejtoria e Investimeve

Objektivi i Drejtorisë së Investimeve është zbatimi i politikave të Qeverisë Shqiptare në lidhje me mbështetjen e investimeve, hartimin dhe propozimin e masave mbështetëse që synojnë realizimin e suksesshëm të politikave për promovimin e investimeve.

Funksionet kryesore:

  • Asistimi dhe mbështetja e investimeve të drejtpërdrejta në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet identifikimit e promovimit të mundësive për investim.
  • Ofrimi i shërbimeve të përkujdesjes dhe mbështetjes së investitorëve ekzistues ose potencialë.
  • Asistimi dhe mbështetja me procedura të përshpejtuara të investimeve strategjike në Republikën e Shqipërisë.

Drejtor i Drejtorisë
Mileva Meksi Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

2. Drejtoria e NVM dhe Projekteve

Objektivi i Drejtorisë NVM dhe Projekteve është të ofrojë shërbime për mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, (NVM) shqiptare nëpërmjet asistencës teknike, promovimit të bizneseve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, si dhe krijimin e lidhjeve dhe mundësive të bashkëpunimit me bizneset e huaja. Drejtoria ndihmon Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në shfrytëzimin e financimeve publike, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Funksionet kryesore:

  • Rritja e aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare për zhvillimin e tyre.
  • Mbështetja e sipërmarrësve shqiptarë dhe partnerëve të huaj që dëshirojnë të hyjnë në partneritet me kompani shqiptare nëpërmjet shërbimeve kryesore, si: dhënia e granteve të shtetit shqiptar apo identifikimi i tregjeve ose partnerëve të rinj për eksport, nevojat për trajnim dhe për certifikim produkti, lehtësimin e pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare, mbështetje nëpërmjet projekteve të ndryshme me donatorë.
  • Promovimi i produkteve dhe shërbimeve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, për të reklamuar dhe për të lehtësuar eksportin e produkteve “Made in Albania”.

Drejtor i Drejtorisë
Desarta Rapushaj Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

3. Drejtoria e Koordinimit

Objektivi i Drejtorisë së Koordinimit është mbajtja dhe koordinimi i ndërveprimit me institucione dhe organizma brenda dhe jashtë vendit, duke bashkërenduar punën me drejtoritë e AIDA-s, si dhe matja e vlerësimi i rezultateve të performancës së institucionit me qëllim orientimin e politikave.

Funksionet kryesore:

    • Mbajtja dhe koordinimi i ndërveprimit me institucione dhe organizma brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar me drejtoritë brenda AIDA-s.
    • Koordinimi me institucione përgjegjëse për punët e jashtme dhe trupin diplomatik në lidhje me organizimin e vizitave të delegacioneve të biznesit, forumeve dhe aktiviteteve.
    • Matja dhe vlerësimi i rezultateve të performancës së institucionit me qëllim orientimin e politikave dhe burimeve.

Drejtor i Drejtorisë Edit Duro  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

4. Drejtoria e Marketing dhe Kërkim Analizë

Objektivi i Drejtorisë Marketing dhe Kërkim Analizë është zhvillimi dhe përgatitja e marketingut dhe e shërbimeve të nevojshme në mbështetje të drejtorive të tjera të Agjencisë. Drejtoria siguron informacione mbi tregun dhe strategjitë e reja, kryen studime tregu dhe kërkim të dhënash, me qëllim përditësimin e materialeve dhe informacioneve, në funksion të drejtorive dhe investitorëve.

Funksionet kryesore:

  • Sigurimi i komunikimit dhe marketingut të institucionit për politikat, prioritetet, aktivitetet, fushatat etj.
  • Kërkimi dhe analiza në lidhje me variabla të ndryshme që AIDA i ka në fokus t’i mbulojë, në përmbushje të ligjit të saj organik.
  • Promovimi i Shqipërisë në komunitetin e investitorëve dhe prezantimi i mundësive për investim, pranë investitorëve potencialë apo ekzistues.

Drejtor i Drejtorisë Dilfirus Vrioni  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

5. Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

Objektivi i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse është garantimi i mbarëvajtjes administrative, teknike, ligjore dhe financiare për funksionimin normal të institucionit, në bashkëpunim me njësitë e krijuara sipas legjislacionit përkatës. Drejtoria ndihmon në koordinimin e aktiviteteve, në mënyrë që të arrihet sinergjia e duhur ndërmjet drejtorive, me qëllim arritjen e objektivave në mënyrë eficente dhe efektive.

Funksionet kryesore:

  • Mbështetja e veprimtarisë së Agjencisë, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, me qëllim krijimin e infrastrukturës dhe burimet e domosdoshme që garantojnë zhvillimin e veprimtarisë normale të proceseve të punës.
  • Ndjekja e aktivitetit ekonomiko-financiar dhe administrativ të institucionit, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Drejtor i Drejtorisë Erisa Ymerali Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Organika e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve Pdg AIDA