Sokol NANO
Që prej muajit prill 2018, z. Sokol Nano mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA).
Z. Nano është diplomuar në degën Menaxhim Biznesi, Kolegji Amerikan i Selanikut dhe ka një eksperiencë të gjatë prej 18 vitesh në pozicione drejtuese.
Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) konsiderohet si pikë kyçe në nxitjen dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në vend, si promotore e zhvillimit të mëtejshëm të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe si një entitet i fortë stimulues për produktet “Made in Albania”.
AIDA, konceptuar si një strukturë bërthamë, është një partner i përkushtuar për përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në Shqipëri, si dhe rritjen e mundësive për investim dhe zhvillim të sektorëve prioritarë në vend.
Ne synojmë zhvillimin e një strukture dinamike, të orientuar drejt ofrimit të shërbimeve profesionale “One Stop Shop” ndaj investitorëve vendas dhe të huaj, të cilët duan të investojnë kapitalin e tyre në Shqipëri.
Gjithashtu, ne do të vijojmë të mbështesim zhvillimin e biznesit shqiptar, për ta bërë atë më konkurrues në tregun vendas dhe në veçanti në tregun e huaj, nëpërmjet zhvillimit të ideve të reja në biznes, si dhe nxitjes së inovacionit.
Suksesi i AIDA-s, në përmbushjen e misionit të saj, lidhet ngushtë me konsolidimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me agjencitë homologe, organizatat dhe institucionet lokale e qendrore.
Ne jemi mbështetja që ju duhet në vendimin tuaj për të investuar, për të zhvilluar biznesin tuaj dhe për të konkurruar në treg.
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.