Energjia
Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë (BRE). BRE-të përfaqësojnë një burim të rëndësishëm energjie të disponueshëm në Shqipëri.
Përdorimi i burimeve të tilla për prodhimin e energjisë përfaqëson një strategji afatgjatë për zbatimin e tre objektivave të politikave energjetike të vendit, siç janë: mbështetja për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik; rritja e sigurisë së furnizimit me energji dhe mbrojtja e mjedisit.
Prodhimi i energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë është i dobishëm për Shqipërinë, pasi zvogëlon varësinë nga importet e energjisë dhe siguron siguri më të madhe për furnizimin me energji.
Shqipëria është zotuar për një objektiv të detyrueshëm 42% të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin përfundimtar bruto të energjisë në 2030, duke filluar me 31.2% në 2009.
Në 2015, sipas bilancit të energjisë të botuar nga EUROSTAT, Shqipëria arriti një përdorim 34.9% të energjisë nga burimet e rinovueshme, duke tejkaluar mbi trajektoren e indikatorit të tretë prej 34.3%.
Falë pozicionit të favorshëm gjeografik në Pellgun e Detit Mesdhe, Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë si uji, era, dielli dhe biomasa dhe gjeoterma.
Segmente Kyçe Të Manifakturës Për Të Zhvilluar Biznes