Turizmi
Udhëtimi dhe turizmi është një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe ka një peshë të madhe për ekonominë shqiptare, punësimin, si dhe për parashikimet e tij pozitive të rritjes.
Sektori i turizmit në vitin 2019 regjistroi një kontribut të drejtpërdrejtë prej 358.3 miliardë lekësh, me një kontribut të përgjithshëm prej 21.2% të PBB-së, duke e pozicionuar këtë sektor si një nga kontribuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik..
Kjo, kryesisht, reflekton aktivitetin ekonomik të gjeneruar nga industri të tilla, si: hotelet, agjentët e udhëtimit, linjat ajrore dhe mënyrat e tjera të transportimit të pasagjerëve.
Në vitin 2019, sektori i turizmit regjistroi një kontribut prej 22.2% në punësimin e përgjithshëm në Shqipëri, duke krijuar rreth 254 300 vende pune.
Segmente Kyçe Të Turizmit Për Të Zhvilluar Biznes