Slider

Shqipëria është një vend me pasuri të shumta natyrore, të cilat të ndërthurura me diversitetin e peisazheve natyre dhe vendndodhjen gjeografike ofrojnë mundësi unike për zhvillim. Kjo ndërthurje e jashtëzakonshme hap mundësi të forta për investime në pasuritë energjitike e minerare, në potencialet bujqësor falë tokave të punueshme dhe burimeve ujore dhe gjithashtu në forma të ndryshme të turizmit.

Shqipëria është një vend me pasuri të shumta natyrore, të cilat të ndërthurura me diversitetin e peisazheve natyre dhe vendndodhjen gjeografike ofrojnë mundësi unike për zhvillim. Kjo ndërthurje e jashtëzakonshme hap mundësi të forta për investime në pasuritë energjitike e minerare, në potencialet bujqësor falë tokave të punueshme dhe burimeve ujore dhe gjithashtu në forma të ndryshme të turizmit.

Energjia

 

Shqipëria është një vend i pasur me pasuri të rëndësishme në burimet ujore, diellore dhe burime të erës. Rrjeti i gjërë i lumenjve të mëdhenj dhe të vegjël, kushtet klimatike që sigurojnë 300 ditë me diell dhe pjesa e Bregdedit Adriatik që përmban potencial për energjine eolike, ofrojnë mundësi të rëndësisshme për investim.

 

Shqipëria gjithashtu është shumë e pasur me burime minerale. Depozitat minerale në Shqipëri përfshijnë kromin, bakrin, hekur-nikelin, gurin gëlqeror, gurin ranor, asfaltin dhe bitumin natyror, gurin gëlqeror dekorativ, gurin ranor masiv dekorativ. Hulumtimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i xeheroreve minerale përbëjnë një aktivitet të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. 

 

I gjithë sektori energjitik në Shqipëri është duke pësuar ndryshimeve të mëdha. Decentralizimi i prodhimit, rritja e pjesës së tregut të energjisë së rinovueshme, liberalizimi i tregut dhe objektivat ambicioze të ndryshimeve klimatike janë arsyet kryesore të këtyre ndryshimeve. Këta faktorë ofrojnë një sërë mundësish të reja për investimet në Shqipëri.

 

Zhvillimi i sektorit të energjisë ka qenë një përparësi e rëndësishme e çdo qeverie, dhe një pjesë themelore e planeve të zhvillimit ekonomik në këto dekada, e cila është materializuar, në lehtësira qeveritare dhe subvencione për të mbështetur investimet.

 

Aktualisht, sektori i energjisë ka një kontribut të përgjithshëm prej 33% të PBB-së. Për vitin 2019, Sektori i Energjisë u pozicionua si sektori më i rëndësishëm për sa i përket IHD-ve, duke tërhequr 31% të totalit të Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri.

 

Sa i përket të ardhmes, mundësitë e reja do marrin forme nga transformimet që sektori ka pësuar. Duke iu referuar strategjisë së re deri në vitin 2030, është planifikuar të vazhdohet integrimi i dy shtyllave kryesore: të cilat kanë të bëjnë me përfundimin e reformave të liberalizimit të tregut në kontekstin e integrimit rajonal dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Arsyet Pse Duhet të Investon në Energjinë e Rinovueshme?

  • Qeveria shqiptare e ka vendosur Energjinë e Rinovueshme si prioritetin kryesor në Planin e saj të Përgjithshëm Kombëtar “Shqipëria 2030”, me qëllim zhvillimin e një ekonomie të energjisë së gjelbër.
  • Incentiva, mbështetje nga ana e Qeverisë dhe lehtësi në investim.
  • Forcë punëtore shumë e kualifikuar dhe me eksperiencë teknike dhe inxhinierike, sidomos në sektorin e hidro-energjisë.
  • Rekord i vërtetuar i investimeve të huaja të suksesshme në sektor.

 

Bujqësia

 

Bujqësia është një nga sektorët më dominues të ekonomisë me një potencial të lartë zhvillimi, që përbën burimin kryesor të të ardhurave dhe punësimit në vend. Ky sektor ka gjeneruar 17.8% të PBB gjatë 2019 sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dhe punëson 40% të numrit total të të punësuarve.

 

Gjithashtu akuakultura ka parë një rritje të shpejtë si një sektor premtues. Për vitin 2019 peshkimi "Detar" përcaktohet si kategoria me prodhimin më të lartë për sektorin, me 36.6%, krahasuar me prodhimin e përgjithshëm, pasuar nga "Akuakultura" me 34.8% dhe ujërat e brendshëm me 18.5% ndaj totalit.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e këtij sektori dhe potencialet e ofruara nga klima e butë, toka pjellore dhe burimet e shumta ujore, sektori i bujqësisë ofron hapësira të gjera për zhvillim.

Arsyet Pse Duhet të Investoni në Bujqësi?

  • Klima tipike mesdhetare me dimra të butë, të lagësht dhe verë me diell;
  • Mikroklimë e ndryshme, e përshtatshme për kultivimin e produkteve të ndryshme;
  • Deri në 300 ditë me diell në vit;
  • Rreth 560,000 hektarë tokë të punueshme;
  • Tokë pjellore;
  • Burime ujore të bollshme

 

Turizmi

 

Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Shqipëria ka potencialin e duhur për zhvillimin e këtij sektori në të gjithë fushat. Pozicioni gjeografik dhe diversiteti natyror ofron kushte të favorshme natyrore dhe burime reale për zhvillimin e një turizmi cilësor në të gjithë fushat, si turizmi bregdetar, malor, kulturor, historik, kurativ, etj.

 

Vija e gjatë bregdetare prej rreth 440 km ofron mundësi të mëdha zhvillimi të transportit detar  dhe industrisë së industrisë së turizmit. Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në këtë kontekst duke piketuar zonavt më potencial për krijim e marinave, porteve të jahteve, pontileve apo pikave te qëndrimit të mjeteve detare.

 

Veç turizmit bregdetar, Shqipëria ka një potencial të madh në zhvillimin e turizmit malor në zonat e Alpeve Shqiptare. Ky destinacion oforn mundësi jo vetëm në eksplorimin e zonave  natyrore të pasura dhe të ruajtura, por dhe aktivitete të ecjes(trekking), turizmin sportiv, etj. Zhvillimi i mëtejshëm infrastrukturor hap potencialin e ndërlidhjes së llojeve të turizmit, për të ndërtuar një eksperiencë unike.

 

Duke marrë në konsideratë burimet që zotërojmë, si dhe nevojën për ta zhvilluar këtë sektor në mënyrë të qëndrueshme, dhe mbi bazën e kuptimit të thellë të alternativave strategjike për t’u ndjekur, aktualisht turizmi është një nga sektorët strategjikë me paketën ligjore më të plotë të incentivave në zbatim.