Slider

Miratohet paketa e re me lehtësira fiskale për biznesin në vitin 2021

Ditën e sotme u miratua nga kuvendi vendimi për heqjen e tatimfitimit për bizneset me xhiro deri në 14 mln lekë dhe gjithashtu heqja e TVSH-së për bizneset me xhiro deri 10 mln lekë.

Në prezantimin e kësaj pakete të re fiskale u theksua se ky është një vazhdim i masave të ndërmarra nga qeveria si pasojë e pandemisë COVID-19.

Biznesi i vogël është ndihmuar nga qeveria shqiptare tashmë me ulje të procedurave, barrës fiskale, dhe është konkretizuar me rritjen e fitimit.

Nga miratimi i këtij vendimi të ri pritet të përfitojë 77% e sipërmarrjes në vend.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, 22.09.2020