Sipas këndvështrimit të AIDA-s, përpjekjet për promovim lidhen gjithashtu me angazhimin e vazhdueshëm me investitorë të cilët janë tashmë, të pranishëm në Shqipëri. Duke ofruar shërbime efektive dhe duke mbajtur hapur kanalet e komunikimit, AIDA fiton besim, shikueshmëri dhe besueshmëri për investitorë të tjerë të mundshëm, të cilët do të angazhohen me ne, për planet e tyre për të investuar në Shqipëri.
Një nga objektivat e AIDA-s është t'u sigurojë investitorëve informacion mbi mënyrat më të mira për t'u marrë me ndikimin e COVID-19. Në komunikim të vazhdueshëm me BERZH, ekipi i promovimit të investimeve dhe shërbimit Aftercare në AIDA, ka përfunduar programin "Know How to… in a Crisis ", zhvilluar dhe ofruar nga BERZH.
Programi këshillëdhënës "Know How to… in a Crisis " është krijuar për të siguruar informacion praktik dhe burime jetësore se si të menaxhohet dhe mbijetojë një biznes, përmes situatave të krizës, siç është pandemia COVID-19.
Programi do të sigurojë 'njohuri-njohuri' kritike dhe mjete biznesi për mikro dhe biznesin e vogël në 30 ekonomi, ku BERZH investon. Ato janë krijuar për t’iu përgjigjur pyetjeve kryesore dhe nevojave të të mësuarit.
Programi përfshin pesë modulet vijuese të mësimit elektronik 30-minutësh, si dhe një bibliotekë të përditësuar rregullisht të burimeve dhe mjeteve:
- Menaxhimi i krizave-Klientët dhe furnitorët tuaj.
- Menaxhimi i krizave-Esencialet e menaxhimit financiar.
- Menaxhimi i krizave-Financimi i firmës suaj.
- Menaxhimi i krizave-Stafi juaj, pasuria juaj kryesore.
- Menaxhimi i krizave-Menaxhimi dhe sfidat e lidershipit.
Në përputhje me komunikimin e drejtpërdrejtë të AIDA-s dhe ndihmën e vazhdueshme për bizneset, si dhe duke marrë parasysh që jo të gjitha bizneset dhe personeli, mund të kenë qasje në burimin origjinal të këtyre moduleve, AIDA synon të lehtësojë hyrjen e ndërmarrjeve në këto mjete dhe burime vitale, si dhe shpërndarja dhe transmetimi i tyre tek bizneset përmes mediumeve të tjera më të drejtpërdrejta (të cilat mund të jenë në formën e seancave trajnuese, broshurave, prezantimeve, webinarëve etj.).
Për këtë qëllim, AIDA ka përshtatur secilin modul të programit të BERZH-it në broshura paraprake dhe formate prezantimi, për t'u shpërndarë në një audiencë më të gjerë.
AIDA, gjithashtu, ka qenë e angazhuar në ndjekjen e webinarëve me tema të ndryshme të cilat mbulojnë një seri të industrive, në mënyrë që të fitojë një pasqyrë më të mirë të zhvillimeve në botë dhe për të shpërndarë këtë informacion tek investitorët tanë.