Slider

Ngrini biznesin tuaj

Themelimi i një biznesi në Shqipëri është bërë më i lehtë përmes krijimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, si një qendër e vetme me një ndalesë për ofrimin e shërbimeve të regjistrimit dhe licencimit të biznesit.

Këto shërbime administrative realizohen përmes procedurave të thjeshta elektronike, brenda afateve të shkurtra dhe me tarifa simbolike.

REGJISTRIM

LICENCIM

Regjistrim fillestar

Leje

Regjistrime të tjera të detyrueshme

Licenca

Ç’regjistrim

Autorizime

 

  • QKB shërben si një zgjidhje “me një ndalesë” për regjistrimet e biznesit, për të gjitha llojet e subjekteve dhe nënkupton regjistrim të drejtpërdrejtë për qëllime të taksave në nivelet kombëtare dhe komunale, të shëndetësisë dhe sigurimeve shoqërore, si dhe Inspektoratit të Punës.
  • Shërben si bazë e të dhënave publike online, e cila pasqyron dokumentacionin specifik të kërkuar për të gjitha llojet e subjekteve dhe gjithashtu, statusin dhe informacionin kryesor të një organizate, menaxhimin dhe fushën e veprimtarisë së njësive ekonomike dhe sipërmarrësve të regjistruar.
  • • Regjistrimi në QKB finalizohet brenda 24 orëve nga paraqitja e dokumentacionit specifik të bizneseve dhe mund të bëhet në çdo dritare të shërbimit QKB, pavarësisht nga vendi i aplikantit ose vendndodhja e aktiviteti, ose online përmes portalit qeveritar e-Albania https://e-albania.al/.

APLIKIM NË SPORTEL

APLIKIM ONLINE

Tarifë simbolike 100 lekë

Pa pagesë

Plotësim i formularit të aplikimit

Plotësim/dorëzim i dokumenteve elektronikisht

Dorëzim i dokumenteve shoqërues

 


Format ligjore të bizneseve në Shqipëri dhe detyrimi për regjistrim

  • Personat fizikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike ose profesion të pavarur.
  • Shoqëritë e thjeshta.
  • Shoqëritë tregtare:
    • shoqëri kolektive
    • shoqëri komandite
    • shoqëri me përgjegjësi të kufizuar
    • shoqëri aksionare.
  • Degët e ndërmarrjeve të huaja.
  • Zyrat përfaqësuese të ndërmarrjeve shqiptare dhe të kompanive të huaja.
  • Shoqatat dhe unionet e kursimeve të kreditit.
  • Ndërmarrjet e përbashkëta (Joint-venture).
  • Kompanitë e bashkëpunimit bujqësor.
  • Subjekte të tjera nëse parashikohet nga ligje të veçanta.