Arsyet kryesore për të investuar në Shqipëri
Arsyet kryesore për të investuar në Shqipëri
Klima Liberale dhe Reformiste e Investimeve
Shqipëria zbaton një regjim liberal të investimeve të huaja, me qëllim rritjen e investimeve të huaja direkte.
Ligji "Për Investimet e Huaja" lejon një pronësi 100% për kompanitë e huaja dhe përshkruan mbrojtje specifike për investitorët e huaj.
Shqipëria është e angazhuar për zhvillimin e një klime të qëndrueshme dhe të parashikueshme të biznesit duke vazhduar zbatimin e reformave thelbësore, konsolidimin fiskal që synon uljen e borxhit kombëtar, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukturë dhe reformën e sistemit arsimor.
Qeveria shqiptare, gjithashtu ka ecur përpara me një agjendë ambicioze të reformave ekonomike dhe strukturore, e cila do të kontribuojë në një mjedis më tërheqës të biznesit: rivendosjen e rritjes, përmirësimin e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të reja të punës. ,/p>
Ligji i ri “Investimet strategjike”, ofron garanci maksimale ligjore për investitorët e huaj.
Kosto e Punës Konkurruese
- Shqipëria ka nivelet më konkurruese të pagave në rajon dhe një fuqi punëtore shumë produktive.
- Nivele konkurruese mbi taksën e të ardhurave, sigurimet shoqërore dhe pagesa e orëve shtesë.
- Trajnim në shkolla profesionale për sektorë të veçantë.
Popullsi e Re dhe e Arsimuar Mirë
- 48% e popullsisë është nën 35 vjeç.
- 139,043 studentë janë regjistruar në universitetet shqiptare, në vitin akademik 2018-2019.
- Anglishtja, italishtja dhe greqishtja fliten gjerësisht, ndërsa frëngjishtja dhe gjermanishtja mësohen në shkollë.
Taksa dhe Incentiva Konkurruese
- Nivelet konkurruese të taksave.
- Stimuj për investime strategjike, investime në shkallë të gjerë dhe investime rajonale.
- Skema Shqipëria 1 Euro.
- Inecntiva të tjera sektoriale.
Vendndodhja Gjeografike Optimale
- Shqipëria ka një vendndodhje strategjike në Ballkanin Perëndimor, në kryqëzimin e korridoreve kryesore të tranzitit të Evropës, duke i dhënë mundësi hyrjes në tregtinë më të madhe në botë.
- Lidhja me tregjet evropiane përmes porteve të ndryshme në Adriatik dhe detin Jon.
- Shqipëria është një urë midis Evropës Veriore dhe Jugore, me një rrjet në rritje të lidhjeve të transportit, si: portet, rrugët dhe aeroportet.
Potencial i Fortë Rritjeje
-
Rritja reale e vlerësuar e GDP-së pritet të rritet me 7.2% gjatë vitit 2021 sipas Grupit të Bankës Botërore.
-
Vlera e eksporteve për vitin 2021 shënon vlerën e 3 048 milion EURO, me një rritje të dukshme prej 35.6% nga viti paraardhës, ndërsa vlera e importeve ishte 6 618 milion EURO, me një rritje të konsiderueshme prej 32.3% nga viti paraardhës.
-
Referuar të dhënave aktuale nga burimet e Bankës së Shqipërisë, tendenca e IHD-ve në vend, për sa i përket flukseve hyrëse dhe stoqeve të tyre është në rritje dhe premtuese. Fluksi i IHD-ve për periudhën Janar - Shtator 2021, shënon vlerën € 711 milionë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur fluksi shënonte € 703 milionë, vihet re një rritje e lehtë me 1.13 %, ose € 8 milion.
-
Për periudhën Janar – Shtator 2021, indikatori i stokut shënon vlerën € 9 169 milionë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë, kur stoku shënonte € 8 347 milionë, rritja është me € 822 milionë ose 9.8 %.
Hyrje e Lirë në Tregjet e Mëdha
- Shqipëria ka nënshkruar disa Marrëveshje të Tregtisë së Lirë, (MTL) me tregjet kryesore (Bashkimi Evropian, Turqia, CEFTA, vendet e EFTA), duke ofruar hyrje falas të doganave në një treg të madh të konsumatorëve.
- Shqipëria është pjesë e Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave, i cili është një sistem preferencash asimetrike, sipas të cilit disa shtete, si: Australia, Bjellorusia, Kanadaja, Islanda, Japonia, Kazakistani, Norvegjia, Zvicra, Zelanda e Re, SHBA dhe Federata Ruse kanë preferencën ndaj mallrave me origjinë të eksportuara nga vendet në zhvillim, por jo anasjelltas.
- Vendet ku mallrat me origjinë preferenciale shqiptare, mund të eksportohen nën trajtimin tarifor preferencial sipas GSP, janë: Australia, Bjellorusia, Japonia, Kazakistani, Zelanda e Re, SHBA dhe Federata Ruse.
Stabiliteti Makroekonomik
- Situata makroekonomike në Shqipëri karakterizohet nga çmime të qëndrueshme, nivele të ulëta inflacioni dhe kurse solide këmbimi.
- Shqipëria ndjek politika stimuluese monetare, që synojnë ruajtjen e normave të ulëta të interesit dhe favorizimin e rritjes së kreditimit të ekonomisë. Inflacioni i regjistruar ka qenë brenda objektivit të politikës monetare prej 1-3%.
-
Inflacioni mesatar vjetor ka mbetur relativisht i qëndrueshëm për më shumë se një dekadë me 2.0% të regjistruar në 2017, 2.0% në 2018, 1.4% në 2019 dhe 1.6% në 2020
-
Shkalla e papunësisë në vitin 2020 arriti në 11.7%.